Skandali/ Kompania ajrore ”Fly Ernest” shkel çdo parim lëvizjeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhej të ishte nisur dje në orën 16:30 nga Tiranë për në Bergamo, por avioni i kompanisë “Fly Ernest” më në fund është nisur ditën e sotme, në orën 02:50 të mëngjesit. Qytetarë të shumtë, udhëtarë që janë rraskapitur nga ndryshimet e orareve në moment të fundit.

Askush nuk përgjigjet për qytetarët, ashtu sikundër askush nuk mban përgjegjësi për angazhimet që ata mund të kenë humbur. Shumë qytetarë u detyruan të ulen në stolat pritës të “Gate”, duke fjetur në aeroport, si të ishin të pastrehë. Fluturimi i “Fly Ernest” për në Bergamo ishte dje në orën 16:30, me nisje nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë. Por më tej, dy ditë më parë (një ditë para fluturimit) ishte lajmëruar, se fluturimi do të shtyhej në orën 00:30.

Por teksa udhëtarët janë nisur drejt aeroportit për fluturimin e orës 00:30, ata u lajmëruan në momentet e fundit, se nisja nga Tirana për në Bergamo do të bëhej në orën 01:45. Por fluturimi nuk ndodhi as në këtë orë! Avioni u ngrit në ajër edhe një orë tjetër me vonesë, në 02:50. “Janë më keq se porti i Barit”, shprehen qytetarët që kanë provuar të njëjtat shqetësime në udhëtimin me traget për Itali, por duket se edhe “zgjidhja” për të fluturuar më shpejt me avion, ka rezultuar edhe më problematike me kompaninë ajrore “Fly Ernest”.

Rikujtojmë se “Fly Ernest” është vlerësuar më parë si kompania më problematike për 2018, me numër rekord vonesash dhe anulime përkatësisht 72 vonesa, në shumë raste mbi 6 orë dhe 14 anulime. Shkaqet kryesore lidhen me mungesën e kapaciteteve, operimit dhe problemeve teknike apo grevat e shumta në veçanti të disa kompanive ajrore.

Lexo edhe :  “Xibraka”/ Rama sulmon Bardhin: Çingia është në SPAK për kallëzim të rremë

Duke u referuar të dhënave zyrtare, vonesat e regjistruara nga Fly Ernest arrijnë në shumë raste në mbi 6 orë. Por edhe pse kjo kompani renditet si më negativja, ajo mbete e tillë edhe në kompensimin e qytetarëve. Sipas rregullores europine, për çdo vonese mbi 2 orë të fluturimit, pasagjeri duhet të kompensohet me 250 euro, por kjo mesa duket nuk ndodh nga ana e kompanisë ‘Fly Ernest”./Fjala.al

Të fundit

Faktorët që ju çojnë drejt divorcit dhe ju nuk e kuptoni

Është vërtet e vështirë krijimi i një familje. Ju do të përballeni me konflikte, kriza, dyshime dhe kjo është...

Vlorë/ Humb jetën 24-vjeçari teksa punonte në guroren e fshatit Selenicë (EMRI)

Një 24-vjeçar ka humbur jetën sot në Selenicë, teksa punonte në guroren e fshatit Brataj. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili jep detaje nga...

Skandali me gjakun e infektuar/ Qeveria jep kompensim për 3000 viktimat në Britani

Qeveria britanike njoftoi sot se do të fillojë të paguajë dëmshpërblim të mëtejshëm të përkohshëm për viktimat e skandalit të gjakut të infektuar. “Qeveria...

Kjo pendë zogu shitet mbi 26,000 euro në ankand në Zelandën e Re

Një vend në Librin e Rekordeve Guinness fiton me meritë një pendë deti nga Zelanda e Re që konsiderohet tashmë më e shtrenjta në...

TikTok merr vendimin për përdoruesit që promovojnë ilaçe për humbjen e peshës

TikTok është një platformë e mediave sociale me shumë ndikim dhe prej disa kohësh është dëshmuar jashtëzakonisht popullor me ata që janë të interesuar...

Lajme të tjera

Web TV