Samiti, Edi Rama sulmon Kosovën: Mosprani e pakuptimtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët e Rajonit kanë dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me takimin e ditës së sotme një takim që e ka refuzuar Kosova. Vetë kryeministri Rama është ndaluar konkretisht në këtë fakt, ndërkohë që edhe të tjerët në dukej e kanë anshakaluar po kanë lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një mosprani që nuk i ndihmon asnjë bashkëpunimi mes shteteve tona.

Fjala e plotë e Edi Ramës

“Për të çuar përpara procese të nisura prej vitesh dhe për të zbatuar marrëveshje të bëra prej vitesh në radhë të parë në radhë të parë të shpreh falënderimin për të gjithë solidaritetin e shprehu nga të tre miqtë e nderuar që ndajnë tryezën menjëherë pas tragjedisë së 26 nëntori. U jemi shumë mirënjohës të gjithë trupave të kërkim shpëtimit apo edhe të gjithë individëve dhe gruporeve që erdhën nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia për të asistuar Shqipërinë dhe shqiptarët, aty ku goditi shumë ashpër tërmeti.

Është diçka që do mbetet gjithmonë në kujtesën tonë dhe nga ana tjetër është një shembull kuptim plotë që ndajmë bashkë fatet tona në një territor dhe hapësirë ku jemi të gjithë të detyruar të kapërcejmë të shkuarën dhe të ndajmë bashkë të ardhmen e paqtë.

Nuk dua të zgjatem sepse dua t`ju lë hapësirë miqve dhe të ftuarve. Dua të falënderoj përfaqësuesit e BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë përfaqësuesit e Bankës Botërore etj.. që ishin të pranishëm këtë takim dhe që e mbështesin këtë takim.

S`lodhëm së përsëritur se kjo temë nuk është përjashtuese, është gjithëpërfshirëse, nuk ka kushte, nuk imponohet dhe as iu imponohet. I kemi ftuar në Tiranë edhe siç kanë qenë të ftuar të gjithë. M’lejoni ta them hapur se refuzimi i përsëritur i Kosovës për të marrë pjesë është i pakuptueshëm dhe mendoj se është i dëmshëm për vetë Kosovën.

Lexo edhe :  Rama apo Berisha, cili po bën fushatë më të mirë për zgjedhjet e 11 majit?

Ne jemi këtu për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë. Për të krijuar hapësirën tonë dhe standarde që i përgjigjen standardeve të Europës, pasi plagët e të shkuarës nuk kurohen me acid po me ilaçe..

Të bashkojmë forcat për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të krijuar standardet që i përgjigjen BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe dhe ilaçet nuk jemi të ftuar që t’i shpikim, mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme dhe se si dialogu, diskutimi i hapur, dakortësia për të punuar së bashku për atë që biem dakord, i kanë çuar popujt dhe vendet përpara dhe iu kanë krijuar gjeneratave të tjera kushte shumë më të mira.

Nisma nuk do të ndalohet dhe do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje që janë bërë më parë.

I kemi të gjitha forcat për ta kthyer realitetin e njerëzve në realitetin e përditshëm të qytetarëve. Asnjëherë në asnjë rast historia nuk tregon se vetëpërjashtimi, vetëizolimi, mbyllja dhe refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera”

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV