Sulmi me minë të telekomanduar, prokurori i Vlorës mohon konfliktet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia dhe prokuroria kanë zbuluar se personi i shënjestruar orëve të para të ditës së sotme me një minë të telekomanduar është prokurori i Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi.

Mjeti i parkuar në afërsi të vendit në të cilin banonte prokurori, tip golf u hodh në erë rreth orës 03.00 dhe për fat në atë moment nuk ka patur asnjë njeri në lëvizje në rrugën në të cilën ishte parkuar makina.

Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërkohë që hetuesit dhe ekspertët nuk kanë mundur të fiksojnë asnjë gjurmë. Është pyetur edhe kolegu i tyre por ai ka refuzuar të japë shpjegime konkrete pasi ai beson se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person.

Kamerat për rreth dhe dëshmia e prokurorit nga Tropoja që shërben prej shumë kohësh në Vlorë, madje edhe në pozicionin numër dy të kësaj akuze, nuk kanë dhënë ende rezultat.

Hetuesit tashmë veç të dhënave nga vendi i ngjarjes kanë nisur të shohin edhe punën e kolegut të tyre për të parë se cilat janë dosjet që kanë patur ndikim publik ose hetimet e kohëve të fundit që mund të jenë kryer nga ana e prokurorit.

Gjithashtu hetimet janë përqendruar edhe në disa ngjarje të vjetra që dyshohet se ka hetuar shënjestra e sulmit të sotëm.

Hetimet

Burimet nga policia lokale treguan se në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e Albert Kuliçit, zv/drejtues në Prokurorinë e Vlorës. Hetimet e autoriteteve për këtë ngjarje sapo kanë nisur, ndërkohë që puna e Kuliçit si prokuror pritet të jetë pista kryesore ku do të përqendrohen hetimet.

Lexo edhe :  Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Me shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për shkak të krijimit të SPAK, kjo çështje do të hetohet nga një prokurori e zakonshme.

Albert Kuliçi, ka patur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i madh i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.

Kuliçi ka hetuar edhe një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11-katesh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Prokurori Kuliçi nuk i është nënshtruar ende procesit të vetting-ut.

Vendosja e tritolit në makinën e prokurorit nga Tropoja, mëngjesin e sotëm, është rasti i dytë brenda pak kohësh që sulmohet një njeri i akuzës, pas rastit të atentatit ndaj Arjan Ndojit në Durrës.

Ndryshimet që janë kryer kohëve të fundit në sistemin e drejtësisë që kanë prekur edhe organin e hetimit duket se kanë lëvizur edhe ‘ujërat’ e krimit të organizuar që ka nisur të çojë mesazhet e veta drejt individëve që merren me hetime dhe dosje. /Fjala.al/

Të fundit

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”,...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë...

Erion Veliajt i komunikohen akuzat në paraburgimin e Durrësit

Në burgun e Durrësit, Erion Veliajt i janë komunikuar akuzat “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të...

Lajme të tjera

Web TV