‘ARO’ e ish-diktatorit rumun shitet në ankand me vlerë marramendëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një autoveturë e veçantë jo më tepër prej markës se sa për historinë e saj dhe numrin e kufizuar në prodhim, e tipit “ARO” 4X4 SUV, e prodhuar në Rumani që i përkiste ish-diktatorit Nicolae Ceausescut u shit në ankand për 40 milionë euro.

Plot 30 vjet pas rrëzimit të ish-diktatorit komunist nga pushteti dhe likuidimit të tij fizik nga ushtria rumune, ky ankand për një pasuri shtetërore u krye në një formë mjaftë të organizuar, njoftoi administrata fiskale, pa zbulur emrin e blerësit.

Në bordin e këtij automjeti tip “ARO 304 culoare GRI”, Ceausescu dhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbachov, kanë përshëndetur turmën e mbledhur përgjatë arterieve kryesore të Bukureshtit, gjatë vizitës së këtij të fundit në Rumani në vitin 1987.

Image result for nicolae chauchescu ARO ancand

Kjo autoveturë SUV 4X4, e blinduar dhe e versionit Limuzin, e prodhuar në vitin 1977 jashtë serie nga uzina “ARO”, e Campulung Muscel (170 kilometra në veri të Bukureshtit) dhe me kilometrazh 72 453 km, u ble për gati 40 milionë euro.

“Vetëm katër automjete të këtij lloji janë prodhuar nga uzina rumune, të gjitha të destinuara për Çeausescun dhe agjentët e sigurisë që e shoqëronin gjatë vizitave të tij”,- kanë bërë të ditura mediat rumune.

Related image

Rumania edhe pse një vend lindor dhe ish-komunist, ka pasur një industri të zhvilluar mekanike dhe automobilash me marka të njohura automjetesh, shumë prej të cilave kanë qarkulluar për shumë vite edhe në rrugët e Shqipërisë.

Por autovetura “ARO” mbetet mitike, pasi ajo ishte SUV-i 4×4 i funksionarëve të lartë të regjimit komunist në rang lokal dhe qendror. Përgjatë tre dekadave nga vitit 70-të deri më 1990, në Shqipëri kanë qarkulluar disa modele të ndryshme “ARO”-sh, kryesisht autovetura 4×4, por shumë pak ekzemplarë i kanë mbijetuar tranzicionit të egër dhe kanë arritur deri në ditët tona./Fjala.al/ Përgatiti: Ervin Koçi/

Lexo edhe :  Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Related image

Related image

Related image

Image result for nicolae chauchescu ARO ancand

Image result for nicolae chauchescu ARO ancand

Related image

Related image

Related image

Related image

Related imageRelated image

Related image

Related image

 

Të fundit

“Mund të bëj çfarë të dua me ata”, Trump: BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa më shumë se dyfishin e investimit fillestar të...

Darwin Nunez i jep “lamtumirën” Liverpoolit, sulmuesi drejt transferimit në Arabi

Liverpooli ka arritur një marrëveshje të plotë me Al Hilal për shitjen e Darwin Nunez, me marrëveshjen që tani varet nga miratimi i lojtarit. Sipas...

“21 janari”, Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të kryedemokratit Sali Berisha lidhur...

Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar nga një person në zonën...

Aksioni i opozitës në vjeshtë, Berisha: Largimi i Ramës kusht mbi kushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga...

Lajme të tjera

Web TV