Dy gola në pak minuta, ndryshon rezultati i takimit Laçi-Tirana

Laçianët e Armando Cungut kanë pritur sot në takimin e 17-të të Superligës,Tiranën e Emanuele Egbos.

Vetëm në pak minuta në këtë takim janë shënuar dy gola, i pari që kaloi në avantazh ishte ekipi i i Laçit me anë të golit të mbrojtësit Ignjatoviç në minutën e 28 për tu barazuar vetëm dy minuta më pas nga Tirana me anë të Ernest Muçit.

Për vendasit kjo ndeshje është shumë e rëndësishme pas humbjes me Bylisin javën e kaluar, nga ana tjetër kryeqytetasit e Egbos vijnë të frymëzuar pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, me Partizanin dhe më pas me Flamurtarin e vendit të fundit.

Takimi Laçi-Tirana, duhet kujtuar se vitet e fundit ka krijuar rivalitet mjaft të madh ku nuk kanë munguar as përplasjet.

Tirana nuk e ka futur në lojë Ngo-në që në minutën e parë, duke bërë që titullar të jetë Muçi, i cili ka arritur edhe të shënojë për skuadrën bardheblu.

Ngo nuk ia ka dalë të luaj nga minuta e parë, teksa titullar është aktivizuar i riu Muçi, ndërkohë që bardhezinjtë e Cungut vijnë me kontingjent të plotë në këtë përballje.

Më poshtë janë formacionet zyrtare të takimit:

Laçi: Stazhilla, Turkaj, Gjoni, Ingjatoviç, Domgjoni, Lushkja, Shehu, Deliu, Xhixha, Teko, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Tirana: Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Batha, Celhaka,  Kobina, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emuanuel Egbo./Përgatiti: Fjala.al/