Është ndarë nga jeta gazetari veteran Duro Mustafai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duro Mustafai, një gazetar veteran që vazhdoi të punonte deri kohët e fundit, është ndarë nga jeta.

Lajmin e bën me dije, Z. Clirim Hoxha i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar: Një gazetar, një redaktor, një kryeredaktor boton numrin e fundit të gazetës “HORA” në moshën 86 vjeçare dhe largohet drejtë qiellit për të shndritur tani mes yjesh.

Duro Mustafai  ka lindur në qytetin e Vlorës, më 21 shkurt 1933. Durua, mësimet e para i kreu në shkollën 7 vjeçare “Naim Frashëri” në vendlindje. Përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Mbaroi më tej dy fakultete.

Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë – Letërsi, Tiranë. Fillimisht ka punuar si drejtor shkolle dhe mësues i letërsisë në Vlorë. Krijimtarinë letrare e ka nisur që në bankat e shkollës.

Për më shumë se 30 vjet është marrë me gazetari. Ka punuar redaktor në gazetën “Zëri i Popullit”, kryeredaktor i gazetës “Drita” (6 vjet). Disa vite, para se të dilte në pension ka qenë kryeredaktor i gazetës “Shqipëria” (për diasporën), në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Për disa vjet ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm, në degën e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Duro Mustafai është autor i disa librave.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV