Gati takimi Partizani-Vllaznia, formacionet bëjnë nxemjen në fushë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëtem pak minuta na ndajne nga takimi midis Partizanit dhe Vllaznisë dhe të dyja ekipet kanë zbritur në fushë për nxemje. Ky takim dhe ai midis Kukësit dhe Skënderbeut mbyllin javën e 17-të te Kategorisë Superiore.

Momentalisht ekipi i Partizanit ndodhet në gjendje jo shumë të mirë pasi vjen pas humbjes së derbit me Tiranën dhe humbjes së ndeshjes me Teutën të para një jave. Vllaznia nga ana tjetër nuk ndodhet në pozita më të mira, pasi qëndron te zona e rrezikut të kategorisë, gjë që ja bën të domosdoshme fitoren e këtij takimi.

“Demat e kuq” vijnë me disa mungesa në këtë takim, pasi nuk kanë në radhët e tyre brazilianin Melo, dhe mbrojtësin Boldor, të cilët dolën me karton të kuq në ndeshjen e fundit.

Pas tre disfastash, ekipi kryeqytetas do të kërkojë fitoren në transfertën shkodrane. Nga ana tjetër djemtë e Mirsad Jonuz, vijnë në këtë sfidë pas humbjes në shtëpi ndaj Kukësit. Për sa i përket formacioneve zyrtare, Partizani vjen me mungesa në mesfushë.

Bie në sy aktivizimi i Trashit në mesfushë! Ndërkohë nga ana tjetër Vllaznia vjen disi më e plotë në këtë sfidë. Më poshtë janë formacionet e të dyja skuadrave:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Trashi, Telushi, Romero, Çinari, Asani, Bardhi. Trajner: R.Kalari.

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Gurishta, Malota, Godfrei, Krymi, Kruja, Lika, Marku, Ramadani, Shtubina. Trajner: M.Jonuz.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV