Albërie Hadërgjonaj ka qenë gjithmonë një këngëtare e dashur për publikun. Me zërin e saj të pëlqyer për vite me radhë, është hera e parë që këngëtarja lakohet për vjedhjen e melodisë nga filmi “Cinderella-Above and Beyond”
Ka qenë blogeri Kostandin Feshti i pari që ka akuzuar Albërien duke shkruar: “Tani e kuptoj përse më pëlqeu kaq shumë kjo këngë, sepse më ka pëlqyer që në 2014”
Ky postim i ka bërë njerëzit ta dëgjojnë këngën me vëmendje për të kuptuar nëse është e vërtet. Albëria nuk ka reaguar ende pas këtij lajmi. Kënga titullohet ”Ku ta gjej dikë ta dua”. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Timo Flloko, dhe muzika nga Adrian Hila. Asnjëri nga kjo treshe nuk ka reaguar për t’i kthyer përgjigje këtij postimi. Jemi në pritje për ta verifikuar këtë lajm.
Ky festival ka qenë i mbushur me polemika dhe kritika nga më të ndryshmet si asnjëherë tjetër. Deri në përfundimi të festivalit duket se njerëzit nuk do ndalen me komentet e tyre.
Përgatiti: Enkeleda Fishekaj