Kuba zgjedh pas 40 vitesh kryeministrin e saj të parë

Kuba do të ketë kryeministrin e parë të saj, pas 40 viteve.

Presidenti Miguel Díaz-Canel ka emëruar në postin e kryeministrit Manuel Marrero Cruz, që mban edhe detyrën e ministrit e Turizmit.

Ideja për të pasur një kryeministër është hedhur në skenën politike që në vitin 1976 nga lideri i atëhershëm revolucionar Fidel Castro.

Kushtetuta e re e miratuar në fillim të këtij viti përcaktoi edhe postin e kryeministrit.

56-vjeçari Marrero do të marrë përsipër disa nga përgjegjësitë që aktualisht i ushtron presidenti.

“Kreu i qeverisë do të jetë dora e djathtë administrative e presidentit të republikës”, shkruan mediat kubane .

Megjithatë, kritikët janë skeptikë. Ata shprehen se çdo ndryshim i tillë është thjesht kozmetik pasi Partia Komuniste dhe ushtria janë institucionet që do të kontrollojnë vendin.

Si u emërua kryeministri i ri?

Mediat kubaneze e përshkruajnë Marreron, një politikan që rrjedh nga industria e turizmit, një nga burimet kryesore të zhvillimit ekonomik të Kubës.

Në vitin 2000 ai u bë president i grupit të turizmit që drejtohej nga ushtria Gaviota, hotelet e të cilit janë subjekt i sanksioneve amerikane nën administrimin e Trump.

Marrero u emërua ministër i turizmit në vitin 2004 nga Fidel Castro dhe që prej asaj kohe me politikat e tij ai ka ndikuar në zhvillimin e turizmit të Kubës. Mbetet ende e paqartë nëse kryeministri do të vijojë të mbajë edhe postin e ministrit të Turizmit./Fjala.al/