Superkupa e Italisë, formacionet e mundshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi do të presë sot në orën 17:45 në King Saud University Stadium Lazion në ndeshjen për Superkupën e Italisë, e cila do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.

Ky takim do të jetë i vështirë për të dyja këto ekipe, pasi kujtojmë se në ndeshjet e deritanishme të këtij sezoni të Serisë A, Juventusi kryesues është mundur vetëm nga të “Kaltrit”.

Takimi midis “Zonjës së Vjetër” dhe “Lacialëve” pritet me emocion të madh pasi ndër vite këto dy skuadra kanë qenë rival.

Maurizio Sarri dhe Simone Inzaghi do të luajnë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme me mungesa lojtarësh, edhe pse do të mundohen të krijojnë formacionet më të mira të mundshme, për të siguruar trofeun e parë në këtë sezon.

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha do të luajë për skuadrën e Lazios që nga minuta e parë e lojës dhe bashkë me të edhe Francesco Acerbi, Luis Alberto e Immobile, ndërsa Sarri nga ana e tij do të fillojë ndeshjen me ‘tridentin’ Ronaldo-Higuaian-Dybala.

Formacionet e mundshme të Superkupës të Italisë:

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonuçi, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Higuain

Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Immobile, Correa/Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Lajme të tjera

Web TV