Zyrtare, Bayern zgjedh trajnerin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni ende në fuqi i Bundesligës gjermane, Bayern Munchin ka vendosur se kush do të jetë person që do ulet në stolin e klubit.

Hansi Fick do drejtojë bavarezët deri në fund të këtij sezoni, i cili siç është dukur nuk ka qenë shumë i mirë për ta.

Vendimi është marrë nga bordi drejtues i klubit, të cilët ia kanë besuar Fick këtë pozicion. Vendimi zyrtar erdhi menjëherë pas mbarimit të sezonit të dimrit, ku ne tre ndeshjet e fundit Bayern arriti që të marrë vetëm fitore dhe të kalojë në vendin e tretë të Bundesligës.

Në një njoftim të bërë për mediat nga faqa zyrtare e Bayern shkruhet se në kontratën midis Fick dhe klubit gjerman ekziston mundësia e rinovimit pas përfundimit të sezonit,por kjo është e lidhur me rezultatet që do japë skuadra deri në fund.

Fick ka marrëdhënie të mira dhe besimin e lojtarëve dhe të drejtuesve të klubit, ndaj dhe pritet që situata të jetë e mirë për të. Kujtojmë se Hansi Fick do të zëvendësojë në stol vendin e Niko Kovac pas shkarkimit nga humbja e turpshme me rezultatin 5-1 nga Eintracht Frankfurt./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV