Azili i Agron Tufës, Çelo Hoxha si pasues i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çelo Hoxha është personi që do të zëvendësojë Agron Tufën në krye të Institutit të Studimit të Krimeve kundër Komunizmit.

Pas largimit të shkrimtarit të njohur, për shkak të kërcënimeve me jetë, të atij dhe të familjes së tij, është vendosur një tjetër emër që vjen nga një e shkuar e izoluar nga lufta e klasave.

Ende nuk ka një dalje publike të kryetarit të ri dhe as të autoriteteve që e kanë zgjedhur Hoxhën të drejtojë sektorin që në fakt mund dhe duhej të hetonte krimet më çnjerëzore të kryera në 45 vite në vendin tonë.

Agron Tufa u largua nga vendi jonë bashkë me gruan dhe pesë fëmijët e tij drejt Zvicrës ku edhe kërkoi strehim politik.

Shkak ishin kërcënimet e ardhura nga një mori pafund adresash. Këto kërcënime iu bënë edhe publikisht nga emra të njohur të politikës, por askush nuk nisi hetime për to.

Tufa u largua në fillimin e këtij muaji dhe avokati i tij dha lajmin nëpërmjet një postimi në FB. Ai konkretisht tha se:

“Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij!

Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”.

tha se Tufa i kishte paraqitur dorëheqjen, nëpërmjet një letre, dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka. /Fjala.al/

 

Të fundit

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Spiropali në Kavajë e Rrogozhinë/ Zhvillim ekonomik dhe turizëm përmes anëtarësimit në BE

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Eldi Çepeli, zhvilloi...

Berisha: Paralajmëroj investitorët strategjikë, çdo pronë e grabitur do konfiskohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Fier, lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj investitorëve strategjikë që, sipas tij, po...

Lajme të tjera

Web TV