Gatimet tradicionale të Krishtlindjeve anë e mbanë globit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krishtlindjet janë një nga festat më festuara në të gjithë globin ndaj dhe gatimi merr një rëndësi të veçantë. Ndonëse festohet për të njëjtën arsye në të gjithë botën, çdo shtet ka nga një traditë të veçantë për sa i përket gatimit. Në Shqipëri festa e Krishtlindjeve nuk ka kuptim pa gjelin e detit të famshëm i cili reklamohet edhe nëpër media të ndryshme.

Anë e mbanë globit që nga Japonia deri në SHBA ushqime të ndryshme në tavolinën e Krishtlindjeve shtrohen gatime të ndryshme tradicionale. Për aq kohë sa gatimet ndryshojnë nga veri në jug nëse i referohemi Shqipërisë imagjinoni sa është ndryshimi i tyre mes shteteve të ndryshme.

Pula e Krishtlindjeve në Japoni

Në Japoni, sezoni i Krishtlindjeve është koha më e mrekullueshme e vitit. Menuja krysore për festat e Krishtlindjeve në Japoni, është pula e skuqur, por jo vetëm. Japonezët gjithashtu kanë në menu një tortë speciale të Krishtlindjeve.

Kūčios, në Lituani

Kūčios, ky një ushqim tradicional i Lituanisë për Krishtlindje, që gatuhet në 24 dhjetor të çdo viti. Por ky ushqim nuk është i lehtë për tu gatuar, sepse kërkon deri në një javë kohë për t’u gatuar.

Festat për lituanezët janë një rast i mirë për të kaluar më shumë kohë me familjen, prandaj një përgatitje kaq e madhe për ushqimet që do konsumojnë është mundësia më e mirë për familjet që të mblidhen së bashku, dhe kjo tregon një arsye më shumë se pse kjo traditë ka vazhduar.

Disa nga produktet që përmban ky ushqim janë, domatet, kërpudha ose qepë, patate, karrota, kërpudha, bukë dhe boronica.

Latkes në Izrael

Që nga Mesjeta, latkes është një pjesë e rëndësishme e traditës së Hanukasit. Latkes janë patate të skuqura në vaj. Gjithashtu ka edhe ushqime apo ëmbëlsira të tjera si monedha të vogla me çokollata, që marrin fëmijët nga të afërmit.

Patë e skuqur për Krishtlindje në Gjermani

Festivali gjerman i Krishtlindjeve është historikisht i përqendruar rreth patës së Krishtlindjeve. Një traditë që daton nga Mesjeta konsumimi i patës fillimisht ishte i lidhur me Ditën e Shën Martinit, por më pas u bë pjesë e menusë së Krishtlindjeve. Shpesh e mbushur me mollë, gështenja, qepë dhe kumbulla të thata, pastaj i pjekur me borzilok. Shërbehet me lakër të kuqe, lëng mishi dhe lakër turshi. Receta më e vjetër e njohur për këtë pjatë vjen nga një libër gatimi i botuar në 1350, Das Buch von guter Speise.

Panettone në Itali

Italia ka shumë tradita kur bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjeve. Në disa vende të Italisë, italianët gjatë Krishtlindjeve konsumojnë shtatë peshq të ndryshëm të përgatitur në shtatë mënyra të ndryshme. Ëmbëlsirat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm gjatë sezonit të festave dhe në veri të Italisë, një nga ëmbëlsirat më të famshme të festave është panettone, një tortë me fruta të thata, çokollatë, rrush të thatë dhe arra.

Lexo edhe :  Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë

Pudingu i Krishtlindjeve në Angli

Kjo pjatë mund të marrë shumë emra. Por anglezët e quajnë këtë pjatë, pudingun e Krishtlindjeve. Kjo ëmbëlsirë nuk është traditë vetëm për Anglinë por edhe për Irlandën dhe disa vende të SHBA.

Ky Puding është i gatuar kryesisht nga kastravec, vezë, erëza dhe fruta të thata, pudingu i Krishtlindjeve është lagur me raki para se të shërbehet.

Bûche de Noël, ëmbëlsira e Krishtlindjeve në Francë

La Büche de Noël është një ëmbëlsirë që përfaqëson simbolikisht trungun e trëndafilit. Ngjan pak a shumë si një tiramisu, edhe pse në formë role, përmban mascarpone, krem karamel ​​dhe limon.

Bullgaria

Kolivo, gruri i zier me sheqer dhe arra, është shpesh ushqimi i parë që shfaqet në tavolinat e bullgarëve gjatë Krishtlindjeve. Ngjan me një puding, njësoj si Rusi. Ndonjëherë shërbehet me mjaltë, dhe përmban fruta të thata. Mund të përgatitet në shumë mënyra të ndryshme. Shpesh lidhet me traditat ortodokse. Përveç Bullgarisë, kjo ëmbëlsirë është parë si traditë edhe në Serbi, Rumani, Gjeorgji dhe Ukrainë.

Melomakarona , Greqia

Biskotat e ëmbël me shije portokalli ngjyhet në mjaltë dhe e mbulon me arra. Të njohura si njohur si melomakarona, këto biskota shpesh thuhet se të shijojnë më shumë se bakllavaja.

Bacalao në Meksikë

Bacalao, është një ushqim i veçantë për shumicën e vendeve, por është një pjatë e zakonshme në Meksikë. Në Meksikë, Bacalao a la Mexicana gatuhet me domate, qepë, patate dhe ullinj.

Saffron Buns në Suedi

Këto janë disa ëmbëlsira karakteristike që gatuhen për Krishtlindje në Suedi. Pjatë të parë është zakonisht kanë peshk, pjatë të dytë kanë kryesisht ushqime të ftohta si proshutë, ndërsa ëmbëlsira e fundit është kjo pjatë karakteristike suedeze.

Derri i skuqur në Filipine

Ushqimi kryesor që konsumohet në Filipine për Krishtlindje është një super pjatë gjigante me derrin e skuqur. Sigurisht që konsumojnë dhe ushqime të tjera, si peshk, kërpudha, perime dhe turshi.

Amerikanët vazhdojnë të dhurojnë kek me fruta

Ky kek është traditë nga çdo familje amerikane të dhurohet te të afërmit e tyre kur shkojnë për vizitë.

/Fjala.al

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV