Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit e kanë zakon t’i fusin ushqimet në frigorifer. Tek e fundit, frigoriferi është i ftohtë dhe i mban ushqimet të freskëta, apo jo?

Por, sipas një studimi, disa ushqime bëjnë mirë të qëndrojnë në temperaturën e dhomës. Në të kundërt, kur mbahen brenda në frigorifer, humbasin shijen, prishen më shpejt dhe ka raste që ndikon në rritjen bakteriale, sepse nuk u bën mirë i ftohti.

Ja cilat janë këto ushqime:

Avokadot: Temperatura e ftohtë ngadalëson procesin e pjekjes dhe mund të ndikojnë negativisht në teksturë.

Borzilokun: Temperatura e ftohtë bën që borziloku të vyshket. Bimët e buta duhet të trajtohen si lulet, pasi priten, duhet të ruhen në një gotë me ujë.

Kastravecat: Temperatura e ftohtë i zbut.

Djathin e fortë: Bazuar në Departamentin e Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara, djathi si parmixhano, nuk e ka të nevojshme mbajtjen në frigorifer. Përkundrazi, duhet të ruhet në një enë hermetike, në një vend të freskët dhe të errët, ndonëse do të zgjasë më shumë nëse ruhet në frigorifer.

Manaferrat: Temperatura e ftohtë bën që manaferrat të humbasin shijen dhe strukturën. Duhet t’i lini në temperaturën e dhomës dhe t’i konsumoni brenda pak ditësh.

Mangot: Temperatura e ftohtë ngadalëson pjekjen. Duhet ta lini në temperaturën e dhomës derisa të jetë gati për t’u ngrënë.

Qepët dhe hudhrat: Duhet të mbahen në temperaturën e dhomës. Nëse i fusni në frigorifer, do të zbuten dhe do t’u rriten bakteret.

Domatet: Temperatura e ftohtë ndikon negativisht në procesin e pjekjes dhe shijes. Dëmton enzimat e domates dhe redukton lëngun./E.Ç

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV