Krishtlindjet, Izraeli u hap dyert edhe besimtarëve të krishterë nga Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli duket se do të jetë tolerant me rastin e festës së Krishtlindjeve edhe për besimtarët e krishterë nga Gaza që duan të vizitojnë Betlehemin. Qeveria izraelite ka ndryshuar një vendim të mëparshëm dhe tani do t’i lejojë të gjithë besimtarët e krishterë në Rripin e Gazës që të udhëtojnë në Jeruzalem dhe Bregun Perëndimor.

Agjencia izraelite e Mbrojtjes e ngarkuar me çështjet civile palestineze “COGAT”, më 22 dhjetor u shpreh se lejet do të lëshoheshin “në përputhje me vlerësimet e sigurisë”.

Izraeli kufizon lëvizjet jashtë Rripit të Gazës, territor i kontrolluar nga Hamasi, një grup islamik që izraelitët e konsiderojnë si një organizatë terroriste.

Më 22 dhjetor, agjencia njoftoi në Twitter se ka lehtësuar udhëtimin për popullatën e krishterë të Gazës, për festën e Krishtëlindjes.

Jeruzalemi, Betlehemi, Nazareti dhe qytete të tjera të shenjta, tërheqin mijëra pelegrinë çdo sezon pushimesh.

Kisha e Lindjes, e themeluar në tokën e njohur tradicionalisht si vendi i lindjes së Jezusit, ndodhet në Betlehem./Fjala.al/

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV