Kroaci, balotazh në raundin e parë të votimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara presidenciale në Kroaci do të vijojë përsëri pas dy javësh. Pas përfundimit të votimeve, sondazhet dhe rezultatet e para treguan se asnjë prej kandidatëve në garë nuk ka fituar numrin e duhur të votave t’u shpallur president.
Sipas rezultateve, në garë janë përfaqësuesi i qendrës së majtë Zoran Milanoviç që fitoi pothuajse 30% të votave dhe presidentja aktuale, Kolinda Grabar Kitarovic me rreth 27% të votave.
Kandidati i renditur i pari në fazën e parë të votimeve, Milanovic ka qenë kryeministër i vendit prej dhjetorit të vitit 2011 deri në janar të vitit 2016. Kandidati i tretë Miroslav Skoro, një kandidat i pavarur, një inxhinier dhe këngëtar i muzikës pop-folk, në raundin e parë fitoi rreth 24% të votave.
Pavarësisht kushteve jo fort të përshtatshme të motit për të dalë jashtë shtëpisë, sipas autoriteteve që menaxhuan zgjedhjet, pjesëmarrja në votime ishte e më lartë se në zgjedhjet e vitit 2014, me gati 100 mijë pjesëmarrës më shumë.

Diferenca në rezultatet e raundit të parë ishte e vogël. Konservatorët e presidentes Grabar Kitarovic shpresojnë të ruajnë zyrën presidenciale disa ditë para se Kroacia të marrë për herë të parë presidencën e Bashkimit Evropian. Në zgjedhje u thirrën rreth 3.8 milionë votues që mund të zgjidhnin mes 11 kandidatëve në garë, por vetëm tre cilësoheshin si favoritë.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial, presidenti është kreu i forcave të armatosura dhe përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare. Partia e Unionit Demokratik Kroat, e Grabar Kitarovic synon të fitojë në balotazhin e 5 janarit, pasi Presidenca e ardhshme e Bashkimit Evropian, që i takon Kroacisë, do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e bisedimeve për Brexit dhe planin e Bashkimit Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe nga blloku evropian. Grabar Kitarociv shihej si kandidatja me probabilitetin më të madh për të fituar, por pozitat e saj u dobësua shumë pas një serie gafash të kryera gjatë fushatës elektorale./fjala.al/

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV