Mini-shengeni/ Edita Tahiri: Rama po mbështet krijimin e Serbisë së Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri del kundër minishengenit.

Ajo nuk ka kursyer fjalët më të rënda për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka akuzuar Edi Ramën për mbështetje të idesë për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Se ideja e ‘mini-Shëngenit’ krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neo-hegjemoninë serbe në Ballkan”, shkruan ajo.

Në takimin e minishengenit kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Kosovës që të bëhet pjesë e këtij procesi, pavarësisht faktit se Serbia nuk e njeh Kosovën shtet, madje edhe nuk i pranon as krimet e tmerrshme që ka kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë kohës së luftës.

Nisma për krijimin e mini-Shëngenit u konkretizua në tetor të këtij viti, pasi BE-ja refuzoi të hapë procesin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Drejtues të shtetit të Kosovës kanë refuzuar ftesat për pjesëmarrje në takimet për mini-Shengenit ballkanik, duke thënë se krijimi i tij paraqet zgjerim të ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Të fundit

Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa...

Vdekja tragjike e 7-vjeçares, Gjykata shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën...

Alfred Lela: Rama po godet katolikët siç bënë komunistët në 1945

Aksioni i fundit i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar polemika edhe në Tiranë. Drejtori i zyrës...

Komuna e Prishtinës nderon me Çmimin e Mirënjohjes CEO-n e SIGAL, z. Avni Ponari

Sot, CEO-s së SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për kontributin në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore në qytetin...

Real Madrid dhe Chelsea, gati shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve big

Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektivë të të...

Lajme të tjera

Web TV