Rindërtimi pas tërmetit/ Rama: Kush do të jenë 7 prioritetet e qeverisë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, mblodhi sot në qytetin e Durrësit kabinetin qeveritar për tetë orë rresht, për të analizuar vitin 2019 dhe masat që duhet të merren për pasojat e tërmetit, ku është kërkuar rindërtimi sa më i shpejtë i shtëpive.

Rama premtoi se brenda pranverës të gjithë do të jenë me shtëpi të reja, ai shtoi se në janar qeveria ka 7 prioitete, duke nënvizuar se do të kalohet edhe ligji që u la përgjysmë për shkak të tërmetit, i ashtuquajturi anti-KCK dhe gjithashtu nuk do të lihet pas dore as ‘Paktin për Universitetin’.

“Ne kishim mbledhjen e fund-vitit dhe ne bëmë një rezyme të punës së bërë dhe u fokusuam edhe në prioritetet e punëve në vazhdim.

Besoj se kemi plan solid për të nisur procesin e rindërtimit. Objektivi ynë që brenda pranverës të jetë nisur gjithçka dhe për 6 muaj, një pjesë e madhe e atyre që janë në banesa individuale, të jenë sistemuar me shtëpi të re.

Ndërsa, për ata që do të vendosen në komplekse, do të qëndrojnë derisa këto qyteza të ndërtohen.

Menjëherë në janar do të implementojmë 7 prioritete, si dhe do të nisim ligjin kundër-KCK dhe do nisim edhe punën për kampusin universitar, që do të nisë QS, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”,- tha Rama./Fjala.al/

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë...

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë...

Lajme të tjera

Web TV