U kap me armë pa leje, gjykata jep masën për presidentin e Turbinës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë  “Arrest shtëpie”  Presidentin e klubit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjokën.

Gjoka u arrestuar tre ditë më parë në zonën e Bllokut të Tiranës në afërsi të banesës së tij, pasi u  kap duke lëvizur me armë  zjarri, tip pistoletë pa leje.

Kjo masë është dhënë edhe nga Gjykata e Vlorës,  pasi Gentian Gjoka akuzohej për mashtrim.

Nga verifikimet e bëra rezultoi se Gjoka kishte qenë në hetim për mashtrim nga autoritetet e Vlorës dhe gjetja e armës pa leje e rëndoi akoma më shumë situatën e tij.

Arrestimi i presidentit të Turbinës është bërë pas një telefonate të njerëzve që e kanë pikasur të  armatosur duke lëvizur nëpër zonën e ish-Bllokut dhe menjëherë kanë lajmëruar autoritetet e policisë./Përgatiti: Fjala.al/