Edmond Budina: Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me thonj e dhëmbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edmond Budina, aktor dhe regjisor, pas 23 vitesh jete pune në Itali kthehet në Tiranë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar në protestën më jetëgjatë të 30 vjeçarit.

Për Teatrin kam ardhur se aty kam lindur në njëfarë kuptimi, aty jam rritur. Është normale që të vi dhe luftoj. Nuk është e lehtë, e thjeshtë të marrësh një vendim të tillë. Por bindja që ne duhet të japim një shpresë. Shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e shpresës” tha Budina në emisionin “Tempora”.

Më pas regjisori i njohur tha: “Duke protestuar në Teatër ti pasurohesh në tërë kuptimin e fjalës. Gjen personazhe të çuditshëm. Ka personazhe që vinë aty dhe thonë një fjalë vetëm dhe ikin, ky është një personazh që nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Apo i dehur që vjen dhe flet pafund, ky është personazh që nesër pasnesër të duhet. Jo vetëm protesta më ka pasuruar shumë, por edhe rasti i tërmetit.

I kam shkelur me këmbë të gjitha vendet ku ka ndodhur tërmeti, kam çuar ndihma dhe kam parë realisht se çfarë është Shqipëria  e vërtetë. Të shkosh të çosh ndihma dhe njerëzit në varfërinë e tyre të përpiqen të të përmbysin furgonin sepse duan të marrin diçka tregon se realiteti në këtë vend është i dhimbshëm, i egër. Kjo është një mënyrë edhe për të luftuar këtë ligësi. Shqiptarët mund të kthehen dhe të protestojnë.

Të njëjtën gjë ka bërë Avni Delvina, Genc Sejko. Është një mënyrë artistike për tu kthyer për të protestuar në këtë vend. Rrënja e Tetarit Kombëtar është rrënja e demokracisë përfundimisht. Me dhëmbë, me thonj do ta mbajmë atë ndërtesë. Është çështja e shkatërrimit të demokracisë, vendosjes së diktaturës”.

Të fundit

Sula: Si më gënjeu Berisha! Basha po është burrë, të tregojë të vërtetën

Dash Sula thotë se Sali Berisha gënjen kur thotë se i ka ofruar mundësinë e garës në listë të...

Meta nga qelia: Ne do të ulim taksat dhe trefishojmë mbështetjen për prodhimet vendase

Nga paraburgimi i 313-ës në Tiranë, Ilir Meta po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Presidenti i Partisë së Lirisë thotë se...

Egli ‘del në origjinë’, për hir të finales kalon natën në sauna me Gjestin (Video)

Egli Tako, e cila u rikthye në Big Brother për të vënë në vend dinjitetin e saj të nëmëkëmbur nga Gjesti, (madje ka zëra...

Turqia sheh mundësinë e përfitimit nga tarifat e vendosura nga Donald Trump

Turqia u godit me një tarifë bazë prej 10% në njoftimin për tarifat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar, krahasuar me...

Tjetër rekord, Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar

Evropa ka përjetuar marsin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të shtyjë temperaturat në nivele të paprecedenta,...

Lajme të tjera

Web TV