Festa e fundvitit, administrata 5 ditë pushim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka vendosur që datën 3 janar 2020, e premte, ta shpallë ditë pushimi për të gjithë administratën publike si dhe institucionet e shtetit.

Vendimi bën që pushimet për Vitin e Ri të nisin nga 31 dhjetori e të vazhdojnë deri më 6 janar, datë kur rikthehet puna rutinë.

Zyrtarisht janë vetëm datat 1 dhe 2 janar, ditë pushimi. Megjithatë përgjithësisht 31 dhjetori është ditë pushimi thuajse në gjithë administratën ose aplikohet me orar të reduktuar.

Për 3 janarin ditë pushimi qeveria ka vendosur që ajo të shlyhet gjatë muajit të parë të 2020.

VENDIMI

“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
  2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
  3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV