Foto/ Miqësorja me Suedinë, Kosova mbledh lojtarët e Superligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar sot listën me emrat e futbollistëve të thërritur për miqësoren që do luhet me Suedinë me 12 janar në Doha të Katarit.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka ftuar që të jenë pjesë e këtij takimi shumë futbollistë që luajnë për Superligën vendase.

Nga totali prej 25 lojtarësh që do janë përzgjedhur për këtë ndeshje 13 prej tyre luajnë në Superligën e Kosovës.

Ai ka kërkuar që të bashkohen me Kombëtaren e Kosovës emra të tillë si Jetmir Topalli, Arbër Hoxha e Blendi Baftiu, të cilët ftohen për herë të parë nga ekipi Ai vendit.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ekipi Ballkani u ka uruar sukses në këtë takim lojtarëve të tij

“Super 3-shja e klubit tonë për herë të parë ftohen nga Kombëtarja A , shumë suksese me fanellën e Kosovës Luana, na bëni krenar”-shkruhet në postim.

Ndërkohë nga klubi i Gjilanit është ftuar mbrojtësi Edison Kqiku, ndërsa nga skuadra e Llapit kërkesë për tu bashkuar me kombëtaren i është bërë mesfushorit Valmir Veliu.

Ndërkohë, trajneri i kombëtares kosovare, Gani Sejdiu ka thënë se ftesa për lojtarët e Superligës është që mundësi e mirë që këta të fundit të tregojnë veten dhe po ashtu të ndikojnë në të ardhmen e tyre e të kombëtares.

“Kjo është një listë vetëm për miqësore dhe e cila pastaj nuk merret parasysh për kualifikuese, por është një rast i mirë për lojtarët e Superligës, që të tregojnë vlerat e tyre dhe njëkohësisht një test i një niveli më të lart. Mua personalisht më ka pëlqyer ky vendim që në këtë miqësore të ftohen lojtarët e Superligës, sepse kjo e promovon ligën dhe i motivon lojtarët për më shumë profesionalizëm nëpër klube sepse edhe prej Superligës ju vjen rasti në kombëtare”-u shpreh Sejdiu./Përgatiti: Fjala.al/

Lexo edhe :  Rodrygo do largohet, por vetëm me një kusht

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV