Inxhinieri paralajmëron të prekurit nga tërmeti: Mos bini pre e abuzimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit Markel Baballëku u bën thirrje personave që u është dëmtuar shtëpia nga tërmeti të mos bien pre e abuzuesve.

Inxhinieri u bën thirrje qytetarëve të bëjnë shumë kujdes para se të pranojnë një “grup pune” për t’u kthyer shtëpinë në të banueshme pasi mund të rrezikojnë edhe jetën.

Postimi i plotë Ing. Markel Baballëku

Për përdoruesit e ndërtesave me dëmtime strukturore nga tërmeti…

Ju lutem, në asnjë rrethanë, mos pranoni ndërhyrje riaftësuese në strukturat e ndërtesave tuaja të dëmtuara nga tërmeti në rastet vijuese:

Kur “ekspertë” shitës materialesh ndërtimi ju mbijnë në derë, medja apo rrjete sociale dhe ju trashin kokën me vetitë çudibërëse të materialeve;

Kur ustallarë me “përvojë” dhe me mistri e sqepar, ju tregojnë sesi duhen kryer ndërhyrjet në kolona, trarë e mure betoni;

Kur “inxhinierët e zbatimit” fillojnë e ju mbushin mendjen se: zgjidhjet bëhen edhe pa projekt, nuk ka nevojë për teori por mjafton vetëm praktika…. etj. etj. etj. Tërmeti, në këndvështrimin strukturor është një ndër dukuritë trajtuara plotësisht dhe imtësisht. Shumëçka e trajtuar në teori është shfaqur në realitet, edhe në tërmetet e shtatorit dhe nëntorit!

Kur “ekspertë të huaj” improvizojnë zgjidhje sa hap e mbyll sytë… Asnjë ekspert i inxhinierisë sizmike, vendas apo i huaj, nuk jep zgjidhje pa diagnostikuar më parë gjendjen e ndërtesës dhe jo me sy, por me prova inxhinierike. Për më tepër që duhet ditur edhe tipologjia strukturore e ndërtimit.

Kur vet autoritetet shtetërore kërkojnë që ti kryeni përforcimet me shabllone pa standarde riaftësimi dhe të pamiratuara nga shteti apo pa leje ndërtimi që parashikon këto standarde;

Kur nuk analizohet projekti fillestar dhe dokumentacioni i zbatimit në rastet kur ato ekzistojnë;

Lexo edhe :  Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Ndërkohë, inxhinieri strukturist duhet të jetë udhëheqësi i ndërhyrjeve riaftësuese dhe përgjegjësi për këto ndërhyrje, akoma më mirë me njohje të plota në fushën e inxhinierisë sizmike dhe akoma më mirë me përvojë në riaftësimin e strukturave.

Por kjo nuk mjafton! Atij duhet ti përcaktohen me ligj: standardet/kushtet teknike referencë për vlerërimin dhe riaftësimin e strukturave.

Edhe në rastin e ndërhyrjeve të tipizuara (shabllon), ato duhet të miratohen së pari nga autoritetet përgjegjëse dhe më tej të kenë edhe miratimin rast pas rasti nga një inxhinier ndërtimi me njohje në këtë fushë, pasi sado të tipizuara të jenë ndërtesat, rrethanat e posaçme të tyre (vendndodhja, koha e ndërtimit, ndërhyrjet kohë pas kohe, faktorët atmosferikë, etj.) kërkojnë vëmendjen përkatëse./Fjala.al/

Të fundit

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Lajme të tjera

Web TV