Kalimi i Ibrahimovic te Milan, ndryshojnë kushtet e kontratës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zlatan Ibrahimovic është tashmë lojtar i lirë, pasi kontrata që ai kishte me Los Angelos Galaxy ka përfunduar.

Nga mediet italiane u mësua se midis sulmuesit kroat dhe klubit të Milan ka  kohë që kanë nisur bisedime për rikthimin e veteranit te “Djajtë”. Një detaj i ri i këtyre bisedimeve është bërë publike nga “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere della Sera”, të cilët raportojnë se kushte e kontratës kanë tashmë një ndryshim të rëndësishëm nga ato që u publikuan fillimisht.

Gjatë bisedimeve të para u diskutua se vazhdimësia e kontratës midis Ibrahimovic dhe Milan do të varej nga pjesëmarrja e Milan në garat evropiane.

Ndërsa, në kontratën e re që mund të firmoset nga sulmuesi kroat dhe klubi italian theksohet se Ibrahimovic do mund të qëndrojë në San Siro për 18 muaj, nëse ka performancë të mirë në gjashtëmujorin e parë, që përkon edhe me pjesën e dyte të sezonit 2019-2020 të Serisë A.

Ndikim në ndryshimin e këtyre kushteve duket se ka pasur edhe ndeshja e fundit e klubit të Milan, ku u mund me rezultatin 5-0 nga Atalanta, rezultat i cili nuk kishte ndodhur që para 21 viteve.

Është pikërisht situata e rënduar e klubit që ka bërë që të ulen kërkesat ndaj Zlatan Ibrahimovic./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV