Ryshfet policisë për pijet alkoolike, në pranga dy tregtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona. Ata janë kapur duke transportuar mallra të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme. Por përveç këtij fakti ata janë vënë nën akuzë edhe pse iu kanë ofruar ryshfet punonjësve të Policisë.

Të dhënat flasin se ryshfeti është afruar me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit.

Zyrtarisht policia njoftoi ditën e sotme se: Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një mjet po transportoheshin mallra të prodhuara në mënyrë të paligjshme.

Kanë organizuar punën dhe në Fushë-Milot, Kurbin, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Opel” me drejtues shtetasin B. A., 32 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët i kanë ofruar 2 kartëmonedha të prerjes 1 000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin e shtetasve B. A. dhe B. S.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Po ashtu edhe për “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”! /Fjala.al/

 

Të fundit

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten...

Urim i veçantë për ditëlindje/ Rama publikon këngën e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta uruar liderin...

Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Për t’u çliruar nga sundimtarët tanë teknofeudalë, duhet të mendojmë si Karl Marksi. Korporatat duan të plaçkisin edhe trurin tonë, por ne mund ta...

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61...

Rama iu dha ultimatum/ Zbardhen emrat e 21 drejtorëve të dorëhequr të Bashkisë në Vlorë

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale...

Lajme të tjera

Web TV