Segmenti Prrenjas-Librazhd, përplasen tre makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën kombëtare Prrenjas-Librazhd.

Raportohet nga policia e zonës se njëra prej automjeteve ishte me targa greke dhe në të udhëtonin pesë persona, katër prej të cilëve nga një familje emigrante në Greqi.

Drejtuesi i këtij automjeti dhe bashkëshortja e tij, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë së spitalit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare thanë se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur dhe dokumentuar aksidentin me dy të plagosur./Fjala.al/

Të fundit

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Lajme të tjera

Web TV