Disa fakte tepër interesante rreth kanibalizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanibalizmi është përmendur shumë herë në historinë e hershme dhe letërsi, madje është raportuar edhe në Bibël gjatë rrethimit të Samarisë (2 Mbretërve 6:25-30). Një histori e ngjashme përmendet nga Flavius Josephus gjatë rrethimit të Jerusalemit nga Roma në vitin 70-të pas Krishtit, ku popullata e Numantias gjatë rrethimit romak u reduktua nga kanibalizmi dhe vetëvrasja.

Shpeshë herë na ka ndodhur të kafshojmë gishtat, thonjtë, apo flokët pa vetëdije, ky quhet kanibalizëm automatik, ose vetë kanibalizëm.

“Kuru” është një sëmundje që qarkullon midis fiseve të caktuara në Papua Guinea e Re, për të cilën thuhet se, transmetohet midis banorëve duke ngrënë mish njerëzor. Shkencëtarët mendojnë se, sëmundja “Kuru” që prekë njerëzit në këto zona, është e ngjashme me sëmundjen e lopës së çmendur.

Edhe përrallat e përmendin kanibalizmin; “njerka e keqe dëshironte të hante zemrën e Borëbardhës, gjigandi në ‘Jack dhe Beanstalk’ lumturohej kur hante burrat anglezë edhe në librin e njohur me përrallla ‘Hansel e Gretel’ përmendet një fëmijë i keq duke ngrënë magjistarët”.

Fisi i Aztekëve besohet se kryen lidhje martesore me Kanibalët me qëllim që të qetësojnë Perënditë e tyre. Një nga udhëheqësit e tyre, Moctezuma, thuhet se, i pëlqente të konsumonte kofshët e njeriut me salcë domate dhe piper djegës.

Në 1972 një aeroplan që transportonte një ekip futbolli të Uruguait, u rrëzua në Ande. Ata që nuk vdiqën u detyruan të hanin mishin e viktimave të tjera për të mbijetuar dhe u shpëtuan përfundimisht 72 ditë më vonë.

Kanibalizmi ekziston edhe në mbretërinë e kafshëve, kallamari ‘Humboldt’, njihet si një nga gjallesat që konsumon llojin e vetë.

Fisi ‘Fore’ i Papua Guinea e Re, ndjekin një traditë ku pasi një nga anëtarët e fisit të tyre humbet jetën, ata konsumojnë çdo pjesë të të ndjerit, përfshirë kockat dhe feçet e tyre. Kjo praktikë e njohur si endo-kanibalizëm, në të vërtetë lindi nga dashuria dhe respekti, pasi ata e shikojnë si një mënyrë ku i ndjeri do të jetojë përgjithmonë me ta.

Lexo edhe :  Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Një praktikë kanibaliste e njohur si “Ko Ku” dhe “Ko Kan” ka ndodhur në Kinë. Një Princeshë e quajtur Miao Chuang, vajza më e vogël e familjes e cila njihej për virtytet e saja dhe dëshirën e madhe për të ndihmuar të tjerët.

Thuhet se princesha kur mësoi se i ati i saj ishte i sëmurë ajo dhuroi krahët dhe sytë e saj për shërimin e tij. Ka shumë forma të ndryshme të Kanibalizmit.

Disa nga format më pak të dokumentuara përfshijnë kanibalizëm gastronomik, i cili është kanibalizëm jo i mbijetesës, kanibalizëm medicinal, i cili përfshin konsumin e indeve njerëzore ose kockave për qëllime mjekësore dhe kanibalizëm sadist, i cili është vrasja dhe ngrënia e individëve nga motive sadiste apo psikologjike./Burimi: National Geographic/Përshtati: Fjala.al/

Të fundit

Vjosa Osmani: “Ju zbuloj kur mësuam veprimet e Serbisë në kufi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin...

Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi të vriste veten. Përmes një njoftimi,...

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United,...

Po vjen marrëveshja historike Britani-Gjermani, zbulohen detajet

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje dypalëshe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, e cila përfshin masa të reja për...

Gazetari rrezikon 5 vite burg sepse tha “populli nuk e do Erdoganin”

rokurorët turq kanë ngritur aktakuzë ndaj gazetarit të pavarur Fatih Altayli, duke kërkuar dënim me burg prej të paktën pesë vitesh, pasi deklaratat e...

Lajme të tjera

Web TV