Franca bllokon eksportimin e “Krishti i derivuar” të Cimabue

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka bllokuar eksportimin e një vepre nga Cimabue, “Krishti i derivuar”, sepse është “thesar kombëtar”. Piktura u gjet në kuzhinën e një gruaje të vjetër franceze dhe u shit në një ankand në tetor për 24 milion euro, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për një punë mesjetare. Për dekada, kjo pikturë mbeti e varur në mur, mbi sobë, përpara se të spikatej nga një menaxher i shtëpisë së ankandeve.

Ekspertët nga laboratorët e specializuar Turquin në Paris ia atribuuan pikturën e vogël në dru (26 x 20 cm) mjeshtrit që ka jetuar në shekullin e 13-të. Por pasi ‘Krishti i derivuar u ble nga koleksionistët anonimë të SHBA, shteti francez e klasifikoi atë si një “thesar kombëtar” dhe bllokoi eksportin e saj.

Sipas ligjit, autoritetet franceze kanë 30 muaj kohë për të gjetur fondet e nevojshme për ta riblerë përsëri pikturën. Në qëllimet e Ministrisë së Kulturës transalpine, ‘Krishti i derivuar’ duhet të shkojë të qëndrojë krah veprës ‘Madhëria’ e Luvrit, e artistit italian që ndodhet në muzeun parizien. Ministri, Franck Riester shpjegoi se kjo masë “na jep kohë për të mobilizuar të gjitha përpjekjet që synojnë mbajtjen e kësaj pune të jashtëzakonshme në koleksionet tona kombëtare”.

Piktura, sipas ekspertëve të Turquin, ishte pjesë e një diptiku të pikturuar nga Cimabue rreth vitit 1280, në të cilën u shfaqën tetë skena (katër për panel) të pasionit dhe kryqëzimit të Krishtit.

Burimi: Tgcomm24.mediaset.it

Përgatiti L.Veizi / Fjala.al

Të fundit

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë...

“Për 3-4 ditë kam mbajtur emrin…”/ Ermal Fejzullahu zbulon pengun nga rinia

ftuar në episodin e radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Ermal Fejzullahu, një nga...

Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka adoptuar një qëndrim gjithnjë e...

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit të Ptolemejve në Egjipt dhe...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

Lajme të tjera

Web TV