Fshihen të gjitha këngët e Festivalit nga YouTube i RTSh-së

Lista e këngëve që u krijua vetëm për festivalin e 58 në Rtsh u  zhduk papritur.  Asnjë këngë e festivalit nuk mund të shikohej apo dëgjohej ditën e kaluar pasi asnjë video  nuk ekzistonte në këtë faqe. RTSh nuk ka bërë asgjë të ditur se cili ishte shkaku që ishin fshirë të gjitha videot dhe këngët. Nëse ju do të kërkonit të shikonit një nga këngët do të rezultonte si “Deleted Video” ose si “Private Video”.

Kënga e Elvana Gjatës arriti mbi 3.5 milion dhe ishte hera e parë që televizioni kombëtar të merrte kaq shikueshmëri.

Por ditën e sotme shohim se videot janë hedhur përsëri dhe rezultojnë sikur kanë qenë prezent. Por klikimet nuk mbeten të njëjta pasi askush nga këngëtarët nuk ka pas  aq views.  Kënga e Elvana Gjatës nga 3.5 milion tani numëron vetëm 1 milion klikime.

TVSh është një arkiv e cila nuk ka pasur kurrë problem të tilla, por mesa duket këtë herë festivali solli edhe  një polemikë të re duke eliminuar këngët, ose vërtet ka pas problem teknike me YouTube.