Gardisti sulmon me levë qytetarin, shpallet në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallet në kërkim një efektiv i Gardës së Republikës. Lajmin e bën me dije policia e Tiranës, e cila njofton se shtetasi Mariglen Hoxhallari, 35 vjeç, akuzohet për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”.

Sipas policisë, ai akuzohet për një ngjarje të ndodhur një ditë më parë, kur gardisti në bashkëpunim me persona të tjerë kanë goditur me sende të forta një shtetas, i cili po merr ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur më 24.12.2019, pra ditën e djeshme dhe materialet u referuan në Prokurorinë së Tiranës.

35-vjeçari, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta një shtetas emri i të cilit nuk u bë publik nga policia.

Mësohet se ai është Ismet Llesho dhe gjendet tek spitali i Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dhënat tregojnë se sulmi i gardistit ka ndodhur në bashkëpunim.

Ai është larguar në drejtim të paditur dhe se është shpallur në kërkim pak orë pas ngjarjes. Pritet dëshmia e të plagosurit për të hedhur dritë mbi agresionin e gardistit Hoxhallari. /Fjala.al/

Të fundit

Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!

Në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dënime të ashpra për zjarrvënësit, Spahiu u shpreh se ishte...

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet pronari

Policia kufitare në Sarandë kanë ndërhyrë në zonën e Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet...

Chelsea-United, një propozim i padëgjuar më parë në merkato

Alejandro Garnacho është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e Manchester United. Anësori argjentinas ka vendosur të mbyllë një herë e mirë...

Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia…

Një banor i asfiksuar nga zjarri në fshatrat e Gramshit, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit, i asistuar nga vetë...

Gramshi në flakë, Vengu dhe Hoxha: Janë marrë masat, nuk ka të zhdukur

Pas përhapjes së flakëve në disa fshatra të Gramshit, banorët e prekur janë evakuuar dhe po sistemohen përkohësisht në palestra sportive dhe konvikte të...

Lajme të tjera

Web TV