Haradinaj: Të më falin shqiptarët, që më duhet t’i mërzis me Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhjen për përplasjen me kryeministrin Edi Rama lidhur me mini-shengenin.

Kreu i qeverisë aktuale të Kosovës thekson se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj për ‘Epoka e Re’

Ai nuk ka kursyer ironitë për kreun e vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, me punën që ka bërë gjatë këtij mandati ia ka lehtësuar punën pasardhësit, Albin Kurti. Haradinaj ka thënë se e ka bërë Kosovën shtet funksional.

Sot Kosova është tjetër vend. Kur kam qenë unë mandatar para dy vjetësh ka qenë problematike gjendja në vend, si rendi, ligji, siguria në veri dhe shumë probleme të tjera. Tashmë Albin Kurti e ka livadh, le të flasë çfarë të dojë, sepse Kosova është funksionale. Vonesat për krijimin e qeverisë së re nuk sjellin ndonjë problem në Kosovë. Natyrisht se është mirë që sa më shpejt ta bëjë qeverinë e re, por kështu nuk ka qenë kur e kam marrë unë mandatin. Kosova ka ndryshuar fort për dy vjet të qeverisjes sime”, ka thënë Haradinaj. Ai ka vlerësuar se pasardhësi i tij, do ta ketë më të lehtë që të merret me çështje të tjera. “Ju po e shihni edhe vetë. A ka ndonjë shqetësim në Kosovë? Çdo gjë është funksionale në këtë vend, si në jug e veri, ashtu edhe në lindje e perëndim. Ai të dalë e të thotë çfarë të dojë publikisht. Merret me Sanxhakun, me Maqedoninë, me Tiranën, mos të flasim për të tjerat. Ka nge kryeministri i ardhshëm, i cili do të vijë dhe do të merret me shëndetësi, arsim dhe me i ndalë harxhimet e paarsyeshme që ta ç’kapë shtetin, siç po thotë. Por, prapëseprapë Kosova po funksionon”, është shprehur Haradinaj.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV