Interpol kap fierakun e dënuar me 15 vjet burg në Xhenova

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë. Drejtoria e Policisë së Fierit bën me dije se ka arrestuar shtetasin Mario Mamani. Ai akuzohet për një sërë veprash penale.

Të dhënat zyrtare flasin për arrestimin e një shtetasi shqiptar, i dënuar nga Gjykata e Xhenovas, Itali, me 15 vite burgim.

Policia njoftoje se për arrestimin e tij bashkëpunuan tre sektorë. Përveç Interpolit, që kishte edhe të dhënat kryesore, në kapjen e tij ishin edhe Antidroga dhe Antitrafiku

Mamani mësohet se është 51 vjeç dhe dyshohet të ketë hyrë së fundmi në vendin tonë. Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar atë me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale. /Fjala.al/