Policia Rrugore aksion për rritjen e sigurisë në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore, jep mesazhin sensibilizues, në rrjetin social “Facebook”, për përdoruesit e automjeteve, “Festo, por mos fluturo ✈ me automjet në rrugë?, respekto rregullat e qarkullimit që të arrish i sigurt në destinacion?, që të mos vrasësh jetën? e t’u venitësh festën familjarëve?.”.

Policia është duke monitoruar qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan-Tiranë, duke përdorur mjetet logjistike si radar e drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesëve që shkelin rregullat duke u kthyer kështu në rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesëve të tjerë.

Njoftimi i policisë: “Festo, por mos fluturo ✈ me automjet në rrugë?, respekto rregullat e qarkullimit që të arrish i sigurt në destinacion?, që të mos vrasësh jetën? e t’u venitësh festën familjarëve?.

Policia Rrugore, në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, po vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore duke përdorur mjetet logjistike si radar e drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan-Tiranë vijon monitorimi me radar dhe gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 16 leje drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 151 km/h deri në 174 km/h.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, të festojnë, por të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të festojnë, por të mos fluturojnë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore për shpejtësinë e lejuar e të respektojnë të drejtën e këmbësorëve, duke respektuar vijat e bardha dhe në ato raste ku ato mungojnë t’u japin përparësi këmbësorëve për të kaluar.

Lexo edhe :  Dhunuan Genard Hajdinin dhe babain e tij/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren

Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon edhe për përdoruesit e biçikletave dhe të motoçikletave, që të tregojnë kujdes e të respektojnë sinjalistikën, të ndriçojnë biçikletat me pajisje fosforeshente për natën dhe motoçiklistët të vendosin kaskat mbrojtëse.

Këmbësorët të kontrollojnë rrugën nga të dyja senset e lëvizjet dhe pastaj të vijojnë lëvizjen aty ku s’ka semafor dhe vija të bardha, ndërsa në rastet ku është sinjalistika të respektojnë atë për të kaluar nga një krah në tjetrin.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.”/Fjala.al

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1061231560886549/?__xts__[0]=68.ARDWSUPHoq8VmyBtG3K8yaEoXrgqQcT5F9Zw4qcqKVeqjfWLj5UlXqFReW0vTmi6rVlD_fTRyRYRZtc26q0jz26iNTdu7qmsE6Y4SW9aVNGNu-I3FRnhxRRrKzb_FG_WHU7vEvl_Z_p_qPHsIb8QY0qE8v3RDtpUP_GCmidMUwUdzr8-2Gw8K6QkIIiAALsJ3-OVBXBQ6TCyMsXCbxuxrXI_3L-u_yxmROpFPlV2JDcXeme38m7daFwlM8AC8EFGZwSXo6uDSE8h_ppRG50Hndza9DxdLjE0j7Ccqmbo_p1PeDTHdU0pseYczEZlYpNU0GxaCqXBeebAzf8pLPxQI273M6p8R_fByPSyns48&__tn__=-R

 

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV