Aeroporti i Kukësit, përfundon regjistrimi i pasurive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar regjistrimi fillestar në zonën kadastrale 3425 Shtiqën Kukës, që përfshin 7590 pasuri.

Puna e bashkisë Kukës dhe e Kadastrës Shqiptare, u përqendrua në këtë zonë, edhe për të mbështetur ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Prej datës 24 dhjetor, i gjithë materiali hartografik është hedhur në sistemin e ASHK dhe, të gjithë fshatarët që kanë prona bujqësore apo banesa në këtë zonë, janë të ftuar të aplikojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Kadastrës Kukës, për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë për pronën e tyre.

Kjo certifikatë është e domosdoshme për t’u përfshirë në procesin e shpronësimit për interes publik të pronave që prek ndërtimi i aeroportit.

Nga data 24 dhjetor e në vijim, sportelet e Kadastrës Kukës janë në dispozicionin tuaj për aplikimin si edhe për çdo sqarim të nevojshëm.

Ndërkohë punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit po vijojnë me ritme të larta, ndërsa ky aeroport konsiderohet si potencial i jashtëzakonshëm për të gjithë ekonominë kombëtare dhe një projekt strategjik për shkak dhe të vendndodhjes së tij midis Tiranës dhe Prishtinës, raporton Agjencia Telegrafike e Lajmeve.

Aeroporti i Kukësit do të mundësojë fluturime me kosto të ulët, ndërsa do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën. Ai shihet edhe si një gjenerator i mijëra vendeve të reja të punës që do të hapen vit pas viti si rezultat i zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë lokale.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV