Burri tenton të vrasë gruan me levë hekuri, policia arreston 48-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Krujës ka vendosur në pranga një 48-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.

Shtetasi me inicialet A. E., banues në Larushkë të Krujës, ka tentuar të vrasë bashkëshorten me levë hekuri.

Por, policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar krimin brenda familjes.

Njoftimi i policisë: Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje, arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Të fundit

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë,...

Botërori i Klubeve, sot nis faza çerekfinale. Al Hilal përballë Fluminense

Sot e gjithë vëmendja kthehet te çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku dy ekipet që bënë surprizën këtë sezon Al Hilal dhe Fluminense...

Si po e zgjeron Kina ndikimin në Ballkan, me Serbinë si qendra e projektit

Studime të reja të instituteve gjermane tregojnë për një model të sofistikuar të infiltrimit kinez në Ballkanin Perëndimor – përmes spiunazhit digjital, investimeve strategjike...

Ndahet nga jeta në mënyrë tragjike alpinistja që sfidoi majat më të rrezikshme të botë

Një tjetër tragjedi ka goditur botën e alpinizmit: Klára Kolouchová, alpinistja e njohur çeke, ka humbur jetën në malin famëkeq Nanga Parbat në Pakistan,...

VIDEO/ Moment prekës në ‘Anfield’, ish-kapiteni i jep lamtumirën Diogo Jotës me lot në sy

Ish-kapiteni i Liverpool në vitet 2021-2023, Jordan Henderson është bashkuar me mijëra fansa të klubit të kuq jashtë mitikut "Anfield"; ku prej mesditës së djeshme janë...

Lajme të tjera

Web TV