Buxheti i Tiranës/ Veliaj: Teatri, Piramida, Unaza, projektet e 2020-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, premtoi se në 2020-tën do të marrin jetë një sërë projektesh të rëndësishme, duke filluar nga projekti i Teatrit Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i zhvilluar ditën e sotme, Veliaj shprehu vendosmërinë për të çuar deri në fund projektet për transformimin e Tiranës.

“Jam i vendosur, unë besoj dhe ju që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë. Megjithatë, kemi parë shpeshherë që për çdo projekt madhor të Tiranës, si dikur, protestat te këndi i lodrave te Liqeni, apo Sheshin Skënderbej, të ngrihen çeta me individë që duan të ndalojnë punët e qytetit.

Tani është bërë si modë, sa herë ka një punë të madhe në qytet, ngrihet një çetë respektive, e vogël që e kundërshton, në kurriz të shumicës së heshtur që do zhvillimin e Tiranës.

Janë të njëjtët që duan të pengojnë zhvillimin, hiqen si të dashuruar pas artit, njëherë si të dashuruar pas mjedisit. Janë të njëjtët njerëz dhe kur vjen fjala për punë, është e fundit që e duan, pasi janë të interesuar vetëm për pengim dhe bllokim”,- deklaroi Veliaj.

Veliaj, u shpreh se, Tirana është duke u përgatitur për të festuar 100-vjetorin e kryeqytetit, ndërsa vuri theksin se, çdokush që pengon zhvillimin e Tiranës do ketë fatin e Astirit.

“Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon zhvillimin do të ketë fatin dhe përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë ‘orën’ e Tiranës”,- theksoi Veliaj.

Lexo edhe :  Populli apo Berisha, kush e ka fajin?

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se të gjithë autobusët ndërqytetas që qëndrojnë te ish dogana, do të zhvendosen te kthesa e Kamzës, aty ku po shtrohet terreni për t’i hapur udhë ndërtimit të terminalit të ri, por njëkohësisht edhe vijimit të punës për ndërtimin e Unazës së Madhe./Fjala.al/

https://www.facebook.com/bashkia.tirane.al/videos/1783751851757535/

Të fundit

Netanyahu: Ata i qëllojnë gratë thjesht se i kanë flokët e zbuluara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Fox News të dielën se ai nisi sulmet ajrore kundër Iranit për të...

Trump: Përfshirja ime në konfliktin Izrael-Iran është e mundur

Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi se përfshirja e SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit është një mundësi, gjatë një interviste telefonike me televizionin...

Dalin raportimet e para: Mbi 400 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

Të paktën 406 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Iran, tha një grup për të drejtat e njeriut. Sipas mediave të huaja, aktivistët e...

Cilat janë “gabimet e marra” që bëri Biden për Kosovën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur ditën e sotme çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në rrjetet sociale,...

Izraeli sulmon aeroportin në verilindje të Iranit

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë të ndalur. Ushtria Izraelite së fundmi ka bërë me dije se kanë goditur një avion iranian të...

Lajme të tjera

Web TV