Fatura e PPP-ve rritet me 35%, do të paguhen 11.78 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pagesat buxhetore për kontratat e Partneritetit Publik Privat, do të arrijnë ketë vit në 11.78 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 5.4 miliardë lekë shpenzime korente.

Për periudhën janar -maj 2019 pagesat faktike arritën vlerën 8.76 miliard lekë. Kjo shumë është rreth 3.025 miliard lekë më të lartë se e njëjtës periudhë e vitit 2018 ose 34.5 për qind më shumë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave mësohet se pagesat faktike për periudhën 5 mujore të vitit 2019, në total rezultuan në rreth 7.7 miliardë lekë ose 65.4% e planit vjetor 2019, realizim i cili konsiderohet i lartë, nëse konsiderojmë se në 5 mujorin e vitit 2018 këto pagesa arrinin nivelin 3,87 miliardë lekë ose 43.8% e planit vjetor 2018.

Në fund të periudhës 5 mujore të vitit 2019, në nivel total rezultoi se 12 kontrata koncesionare/PPP vijojnë aktivitetin e planifikuar, prej të cilave: 10 kontrata koncesionare/PPP kanë pagesa faktike buxhetore, për periudhën 5 mujore,  për 2 kontrata nuk është kryer asnjë pagesë referuar periudhës 5 mujore.

Këtë vit ka nisur pagesa për Inceneratorin e Tiranës me nje shumë prej 767 milionë lekësh. Kufiri i lejuar i pagesave neto për vitin 2019, për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, përllogaritet në rreth 21 miliard lekë.

Në nivel vjetor, pagesat e planifikuara për vitin 2019, për kontratat koncesionare/PPP, përbëjnë rreth 2.8 për qind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, duke respektuar në këtë mënyrë rregullin fiskal prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV