Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kush do e paguajë faturën? Që të mos ziheni, ja si të veproni në varësi të rasteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa herë jeni grindur me miqtë, kolegët apo partnerin se cili nga ju do ta paguajë faturën në restorant?

Mund jeni në një darkë jashtë me një grup të madh miqsh, me klientë të biznesit apo në takimin e parë…

Ekspertët e mirësjelljes thonë se këto situata mund të menaxhohen mirë nëse ju ndiqni disa këshilla praktike që mund t’ju vlejnë për këto 10+ situata të ndryshme.

Me shumë mirësjellje dhe respekt, ju mund t’i qaseni pagesës së faturës dhe bakshishit për kamerierin në mënyrën më të mirë të mundshme.

-Jashtë me miqtë

“Takimi me disa miq për një vakt mund të jetë një situatë ideale për të ndarë faturën,” thotë Lisa Mirza Grotts, një eksperte e mirësjelljes. Nëse nuk keni zyrtarisht ftesë nga një prej miqve tuaj, kjo supozon që fatura të ndahet mes të pranishmëve në tavolinë.

-Një vakt ditëlindjeje

Personi që ka ditëlindjen paguan faturën nëse organizon festën ku ka ftuar miq apo familjarë. Në rastin e kundërt, kur keni menduar që të jeni organizatori/ja e festës surprizë për mikun/en tuaj, atëherë bëni një listë me pjesëmarrësit dhe llogarisni shpenzimet.

-Darkë me prindërit

Asnjë familje nuk është njësoj, sidomos kur bëhet fjalë për darkat jashtë shtëpisë. Rregullat e mirësjelljes që funksionojnë për familjen tuaj, mund të mos jenë të vlefshme për një familje tjetër.

Zakonisht, në një darkë të planifikuar, paguajnë prindërit, por nuk përjashtohet fakti që fëmijët e rritur dhe në marrëdhënie pune të nxjerrin kartën apo paratë nga xhepi për të paguar.

-Takimi për një intervistë pune

Nëse jeni duke bërë një intervistë dhe keni bërë ftesën, ju jeni përgjegjës për të paguar faturën. Si një person i interesuar për një punë të re, më e pakta që mund të bëni është të paguarit e një fature bari apo restoranti.

-Një vakt me kolegët

Nëse jeni jashtë me kolegët në një drekë miqësore, të gjithë duhet të paguajnë për vaktin e tyre. Kjo vlen kur të gjithë keni porositur gjëra jo të tepruara, por gati në një nivel. Gjërat ndryshojnë nëse një person fillon të porosisë kokteje me çmime të shtrenjta ose një pjatë me fruta deti. Nëse dikush e bën këtë, ai/ajo nuk duhet të presë që kolegët t’i paguajnë faturën.

Lexo edhe :  Duhet t’i keni në gardërobë, tendencat kryesore të çantave të vjeshtës

-Një takim bashkimi familjar ose mes miqsh

Në një rast të tillë, mendohet që dikush ka qenë nismëtari për të organizuar një takim pas shumë kohësh. Kur bëhet fjalë për pagesën e faturës, sipas rregullave të mirësjelljes i takon organizatorit që ta paguajë.

-Takim me klientë

Qëllimi në këtë rast është që të ndërtohet një marrëdhënie me klientin. Ky është rasti që faturën dhe bakshishin në restorant ta paguani ju. Por, nëse klienti këmbëngul mos u grindni pasi mund ta lini edhe atë të paguajë.

-Pijet pas punës

Nëse nuk jeni duke pirë alkool ose keni plane për darkë dhe po qëndroni vetëm për një gllënjkë, ju nuk do të bini në sy nëse paguani faturën tuaj. Por, nëse largoheni ju i/e para nga grupi, atëherë ju takon juve ta merrni faturën dhe ta paguani.

-Në takimin e parë

“Kushdo që bën ftesën për takim duhet të paguajë,” thotë Grotts. Pra, nëse një grua ka kërkuar takim me një burrë, ajo duhet të paguajë dhe anasjelltas.

-Në takimet e dyta, treta e me radhë

Një takim i dytë është një shans i mirë për palën e ftuar që të dijë si të menaxhojë situatat. Nëse jeni në fillim të marrëdhënies, ju nuk keni shumë ide për financat e partnerit/es, ndaj nëse bëni ftesë për një darkë në një restorant të shtrenjtë bëhuni gati ta mbuloni vetë faturën.

-Në një kafene ose restorant të rastit

Këto ditë, shumë njerëz takohen për takime romantike ose me miq në kafene, restorante të rastësishme që kërkojnë nga ju të porosisni dhe të paguani direkt tek kasa. Por, nëse nuk jeni të sigurt si të silleni në një situatë si kjo, shkoni herët në kafene, porosisni pijen tuaj, paguajeni dhe uluni. Secili të paguajë pijet e veta!/   S.M

Të fundit

Real Madrid gjen rrugën e fitoreve dhe triumfon pastër në transfertën e Sociedad

Real Madrid ka marrë tre pikët e radhës, kësaj radhe në transfertën e vështirë përballë Real Sociedad. Sfida nisi keq...

Historia e pabesueshme e termitit kamikaz që shpërthen për të mbrojtur folenë

Në vitin 2012, një grup studiuesish nga Republika Çeke zbuluan se termiti Neocapritermes taracua , i cili jeton në Guajanën Franceze , ka zhvilluar një mekanizëm mbrojtës që mund të duket...

Kërpudhat dhe bakteret patogjene udhëtojnë në lartësi falë erërave

Kërpudhat dhe bakteret që mund të infektojnë njerëzit bëjnë udhëtime ndërkombëtare falë rrymave në lartësi të mëdha: për herë të parë, midis qindra mikroorganizmave të identifikuar në...

Një shtrëngim duarsh historike midis Izraelit dhe Palestinës/ Marrëveshjet e Oslos

Presidenti i SHBA Bill Clinton bashkon dy ish-armiq të hidhur, udhëheqësin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Arafat dhe kryeministrin e atëhershëm izraelit Yitzhak Rabin , në një...

Kush ishte në të vërtetë Mona Lisa e pikturuar nga Leonardo da Vinci?

Monna (një zvogëluese e "madonna", për t'u kuptuar si "zonjë") Lisa , e lindur Lisa Gherardini (1479-1542), gruaja e Francesco del Giocondo (1465-1538), një tregtar pëlhurash...

Lajme të tjera

Web TV