“Forbes” publikon shifrat, këta janë 10 sportistët më të paguar të dekadës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Forbes” është gazeta që çdo fundvit publikon se cilët kanë qenë sportistët më të paguar në të gjithë botën.

Duke qenë se fundi i këtij viti përkon edhe me fundin e dekadës prestigjiozja amerikane ka nxjerrë konkluzione për sportistët më të paguar të të gjithë këtij 10-vjeçari. Sipas kësaj gazete më i paguari rezultonte jetë boksieri amerikan Floyd Mayëeather.

Kampioni i peshave të mesme dhe super të mesme në boks ka arritur që të marrë plot 915 milionë dollarë rroga në 10 vite. Ndërsa në lidhje me këtë shkrim ka reaguar vetë Mayweather, i cili ka deklaruar se këtë shifër e ka fituar në vetëm pesë vite.

“Nuk dua të ofendoj askënd, por këto para i kam fituar në vetëm pesë vjet”,- shkruan boksieri në “Twitter”.

Vendi i dytë dhe i tretë i këtij klasifikimi dominohen nga yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Portugezi ka arritur që të gjenerojë plot 800 milionë dollarë, ndërsa ylli argjentinas i Barcelonës ka mbledhur 750 milionë dollarë në  10 vitet e fundit.

Vendin e katërt të kësaj liste e mban ikona e basketbollit LeBron James, i cili numëronnjë shifër prej 680 milionë dollarësh për tu ndjekur në vend të pestë nga yllii tenisit Roger Federer me 640 milionë dollarë.

Në klasifikimin me 10 sportistët më të paguar gjatë kësaj dekade renditen lojtarët e tenisit Tiger Woods e Phil Mickelson, boksieri Manny Pacquiao, basketbollisti Kevin Durant dhe piloti  Formula 1 Lewis Hamilton./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV