FOTO/ Do mahniteni nga ky hotel i gjithi prej akulli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në provincën veriore të Suedisë, në 1200 km në very të Stockholmit, ndodhet një nga hotelet më të veçantë në botë.

Hoteli përbëhet nga 80 dhoma dhe ndërtohet çdo vit në të njëjtin vend duke përdorur akull nga lumi aty pranë, në Torne.

Hoteli është afro 30.000 metra katrorë dhe ndodhet në very të Rrethit Arktik dhe përmban një bar akulli Absolut Vodka, një kinema me akull, dhoma familjare me akull dhe suita akulli. E gjithë struktura përmban katër mijë ton akull.

Me pak fjalë, gjithçka ka të bëjë me akullin. Hoteli lloi të funksionojë për herë të parë në vitin 1990 kur artisti francez Jannot Derid mbajti një ekspozitë personale aty në formë cilindrash akulli. Një natë, nuk kishte dhoma të lira në dispozicion të turistëve në qytet dhe disa vizitorë vendosën çantat e tyre mbi lëkurat dhe akullin që kishte pushtuar këtë ambient.

E nga ajo kohë, ai mori emërtimin “hoteli i parë i akullit” në botë! Në vitin 2016-të, hoteli u zgjerua edhe më shumë edhe ai sot ka një strukturë të përhershme akulli të hapur për vizitorët. Kjo do të thotë që ju do të kaloni disa nga netët tuaja “të ftohta” (në një dhomë akulli) dhe të tjerët ditë “të ngrohta” (në një dhomë normale). Ju mund të vendosni se cilat net doni të kaloni të ngrohta ose të ftohta kur të rezervoni.

Dhomat e hotelit

Dhomat e hotelit Shtrate të mëdhenj me batanije nga lëkura e kafshëve dhe skulptura akulli! Gjatë këtij sezoni ju mund ta vizitoni këtë hotel dhe jo vetëm do të shijoni akomodimin e akullt në habitatin e tij natyror, por gjithashtu do të shihni dritat veriore që dhurojnë spektakël.

Lexo edhe :  Mungesë apo zgjedhje?! Ja pse njerëzit e zgjuar preferojnë të rrinë vetëm

Çfarë mund të bëni në hotelin e akullit?

Ka mijëra aktivitete në të cilat mund të merrni pjesë në hotel dhe në zonë. Këtu janë disa nga gjërat më të mira për të bërë kur të vizitoni “Ice Hotel” në Suedi:

* Një turne me udhëpërshkrim të detajuar.  Bëni një turne nëpër të gjithë hotelin e akullit për të mësuar të kaluarën, të shihni dhoma te ndryshme dhe mënyrën se si është ndërtuar i gjithë hoteli.

* Skulpturë me akull. Provoni dorën tuaj në akull duke realizuar skulptura të ndryshme. Është kaq argëtuese. Klasat zgjasin afro dy orë e gjysmë dhe kushtojnë 71 euro për person.

* Lundroni në dëborë. E disponueshme nga dhjetori deri në prill, kjo është një mënyrë argëtuese për të parë tundrën arktike ndërsa lundroni nëpër breshëritë e borës. Udhëtimet zgjasin disa orë dhe kushtojnë 95 euro për person.

* Safari mbi kalë . Me kalë ju mund të shkoni edhe në zonat e pakapshme suedeze. Ju madje mund të shikoni edhe jetën e egër dhe kafshët dominuese aty si dhelprën, tigrin, luanin, etj. Ky është një aktivitet i plotë, i cili përfshin edhe një drekë të shijshme! Biletat kushtojnë 200 euro për person.

* Safari i jetës së egër . Hipni në një motor dëbore dhe drejtohuni për të parë malin dhe peizazhet e bukura. Nëse jeni fotograf, kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të bërë foto në Laplandin suedez.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV