Goditen Filipinet/ Stuhia lë 10 të vdekur

Filipinet janë goditur nga stuhia e quajtur Phanfone. Ajo ka shkaktuar të paktën 10 viktima, ndërsa ka sjellë shkatërrime në të gjithë vendin.

Sipas autoriteteve lokale, erërat të forta u regjistruan në shpejtësinë 190 km në orë duke shkaktuar rënie të shkëmbinjve në shumë pjesë të vendit.

Me mijëra qytetarë mbetën të bllokuar në port ditën e djeshme teksa ktheheshin për të festuar Krishtlindjet.

Për nga kapaciteti shkatërrues, stuhia Phanfone krahasohet me atë të vitit 2013 Haiyan.

Në nëntor të atij viti mbetën të vdekur rreth 6 mijë persona duke regjistruar kështu katastrofën më të madhe të Filipineve.