Padia e Metës për Dvoranin, Prokuroria shpall moskompetencë, tani në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Padia e Presidentit të Rëpublikës, Ilir Meta, kundër gjyqtarit Ardian Dovrani, duket se do të jetë një nga dosjet e bujshme me të cilat do të merret SPAK-u. Kjo, pasi Prokuroria e Tiranës pasi shpalli moskompetencën, e dërgoi atë për hetim pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Dosja e KED-së, solli përplasje të forta mes Presidentit të Republikës dhe kreut të këtij institucioni mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Kjo lëvizje tashmë do të thotë se, hetimet për padinë e Presidentit Meta, kundrejt kreut të KED-së, Ardian Dvoranit, do t’i kryejë SPAK.

Prokuroria e Tiranës konfirmoi zyrtarisht për mbylljen e hetimit nga kjo prokurori, duke shpallur moskompetencë për padinën e Kreut të Shtetit, me pretendimin se Ardian Dvorani, është zyrtar i lartë.

Mediat kanë përmendur se Prokurori Alket Mersini, ka shpallur moskompetencën për shkak të cilësive të veçanta që ka subjekti i kallëzuar, pra kryetari i KED-së, Ardian Dvorani. Deri tani, kjo është e vetmja dosje që Prokuroria e Tiranës ka dërguar pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kallëzuar kreun e KED-së, Dovrani, për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”./Fjala.al/

Të fundit

Sa nga anëtarët e NATO-s përmbushin objektivin e ri?

Të gjithë anëtarët e NATO-s tani arrijnë pragun minimal të shpenzimeve të mbrojtjes të vendosur nga aleanca. Polonia, Lituania,...

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj global, paralajmëroi kryeministri spanjoll, Pedro...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Lajme të tjera

Web TV