Diko reagon pas arrestimit të Gjokës: Vlerësohet ai që s’vlen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një status në rrjetet sociale, këngëtari Dashnor Diko ka reaguar në mbrojtje të kolegut dhe mikut të tij Aleksandër Gjoka, i cili disa ditë më parë u arrestua nën akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Aleksandër Gjoka u arrestua me 23 dhjetor rreth orës 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”. Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Një ditë më pas Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e tij.

Por në statusin e tij Dashnor Diko thotë se jeta e një artisti ka një perceptim pak më ndryshe se e dikujt tjetër, por kjo s’do të thotë që ti je negativ në shoqëri.

Sipas Dikos, gjithmonë do vlerësohet ai që s’vlen dhe gjithmonë do mbrohet ai që merret me pisllëqe.

Në përgjithësi jeta e një Artisti ka një perceptim pak më ndryshe se e dikujt tjetri, por kjo s’do të thotë që ti je negativ në shoqëri deri aty sa që të bëhesh lajm. Nuk dua të bëj avokatinë apo për të treguar se është miku im më i ngushtë, por lajmi duhet të marrë dritë dhe të jetë transparent për çdo njeri. Të jetë transparent dhe kur bën aksident një qeveritar dhe nuk tregohet se me kë femër ishte në makinë dhe kur kapet i afërmi i një ministri me një ton drogë dhe shteti ia mohon…

Prandaj nuk është se lajmi pati vlerë, por prapë këtu doli në pah se ky vend ka marrë fund dhe s’ka për tu bërë kurrë. Këtu gjithmonë do vlerësohet ai që s’vlen dhe gjithmonë do mbrohet ai që merret me pisllëqe. Gëzuar Sandri…jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi dhe pa i bërë keqë kujt”, shkruan Dashnor Diko./ Fjala.al/

Lexo edhe :  Udhëheqësit evropianë sillen si lypës përballë një Trump-i të gjithëfuqishëm

 

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV