Fitorja e 100-të? Guardiola drejt thyerjes së rekordit të Mourinhos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola mund të quhet pa frikë trajneri më i mirë që operon aktualisht në futbollin botëror. Tekniku spanjoll ka rekordin e disa fitoreve radhazi në La Liga, Bundesligë, si dhe se fundmi në Premierë Ligë ku u bë i pari trajner i cili i siguroi gjashtë trofe në një vit që pas fitores në vitin 2009 me Barcelonën.

Drejtuesi i Manchester City-t ishte i pari trajner në krye të Barcelonës që arriti të mundte Real Madridin katër herë radhazi.

Ky sezon është i dyti për Guardiolën në krye të City-t dhe deri më tani ai ka arritur të marrë 100 pikë, duke thyer një tjetër rekord, tashmë si tekniku që e çoi një klub në kaq shumë pikë brenda një sezoni në Premierë Ligë.

Sot “Citizenët” udhëtojnë te Wolves ku pritet që Pep Guardiola të thyejë një tjetër rekord në krye të kësaj skuadre. Fitorja e sotme do të ishte e 100-ta  në Premier Ligë për spanjollin, që do bëhej i vetmi që arrin këtë rezultat për pak ndeshje.

Nëse do të fitojë këtë takim Guardiola thyen rekordin e Jose Mourinhos, i cili shënon 100 fitore në 142 ndeshje dhe do e arrinte këtë rezultat për 132 takime.

Përveç Mourinhos rekordin e 100 fitoreve e ka Jurgen Klopp me Liverpool në 159 ndeshje,  Sir Alex Ferguson me 162 ndeshje, 17 më pak se Arsene Wenger, i cili mban vendin e katërt./Përgatiti: Fjala.al/,

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV