Një nga ‘perënditë’ mund të vdesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universi mund të përballet me një nga tragjeditë më të mëdha të tij, pasi ylli më i njohur në botë mund të jetë shumë pranë vdekjes së tij. Bëhet fjalë për yllin gjigant në yjësinë e Orionit i cili mban emrin Betelgeuse.

Orioni është nga yjësitë më të njohura të kupolës sonë qiellore me një rëndësi të madhe për njerëzimin. Rrënjët e adhurimit të Orionit janë që në antikitet dhe mbetet për të rikujtuar se veprat më të mrekullueshme arkitekturore në planetin tonë, Piramidat e Egjiptit, përshtaten matematikisht me tri yjet e kësaj yjësie.

Orioni në mitologjinë greke ishte i biri i Poseidonit, zotit të detit dhe dashnores së tij Euriales, gjahtar i flakët.

Orioni adhurohej si perëndi.

Të lashtët kthenin sytë nga kupola qiellore duke parë zotat ndryshe nga këndvështrimi modern për universin. Një herë një kohë Orioni ishte një nga perënditë  më të mëdha ku njerëzit kërkonin shpresë ndërsa sot ai është ndoshta vetëm një pjesë e një cikli natyror.

Zbehja e shkëlqimit të tij është është kryefjala e adhuruesve të astronomisë të cilët besojnë se Betelgeuse do të shpërthejë.

Shumë astronomë janë të sigurt se Betelgeuse do të shkojë në supernova në një moment, por ka shumë të ngjarë të ndodhë dhjetëra mijëra vjet nga tani.

“Nëse Betelgeuse shpërthen vërtet si një supernovë, kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyeshme për ne të studiojmë se si yjet masivë shpërthejnë dhe të kuptojnë më mirë evolucionin yjor dhe brendësinë yjore”, -tha një prej profesorëve të astronomisë./Fjala.al

Përgatiti:L H

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhor!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës është plagosur me armë zjarri. Shkaqet...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Lajme të tjera

Web TV