Rindërtimi pas tërmeti, BE, OKB dhe BB mbështesin qeverinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore janë angazhuar të kryejnë së bashku një vlerësim gjithëpërfshirës të pasojave, ndikimeve dhe nevojave që vijnë nga tërmeti i 26 nëntorit.  BE, OKB dhe BB i janë përgjigjur qeverisë shqiptare për asistencë teknike e financiare për të rindërtuar vendin pas tërmetit që u mori jetën e 51 personave dhe la në qiell të hapur të paktën 14 000 persona.

Objektivi kryesor i Vlerësimit të Nevojave Pas Katastrofës (PDNA) është të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë për të vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe për të përcaktuar një strategji për rimëkëmbjen, përfshirë përllogaritjen e kostove të saj financiare.

Ministri Blendi Çuçi, në takimin e parë për koordinimin e PDNA tha “Qeveria e Shqipërisë reagoi me shpejtësi në përgjigjen ndaj por nga ana tjetër është me fat që ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore që po ofrojnë mbështetjen e kërkuar teknike dhe financiare për të realizuar PDNA”

Koordinatorja e Qeverisë për PDNA-në, deputetja Milva Ekonomi tha “PDNA do të na ndihmojë të kuptojmë sferën e plotë të ndikimit të tërmetit – nga dëmtimi i ndërtesave të banimit deri tek ndikimi në turizëm dhe të gjitha gjërat që përfshihen – dhe të përgatisim një plan të besueshëm, gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes, tek i cili të mund të na ndihmojnë të investojmë miqtë dhe partnerët tanë”.

Nën drejtimin vendas, vlerësimi do të llogarisë ndikimin e përgjithshëm shumë-sektorial të tërmetit në zhvillimin socio-ekonomik të rretheve të prekura edhe në një nivel më të gjerë kombëtar, dhe do të propozojë një Strategji të Rimëkëmbjes me përllogaritjet e kostove dhe një afat kohor.

Ekipet e specializuara – me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas – kanë nisur të punojnë së bashku me zyrtarët qeveritarë që nga 16 dhjetori për të rënë dakord për metodologjitë e mbledhjes së të dhënave. Ata aktualisht janë duke vlerësuar ndikimin në sektorët e shëndetësisë, arsimit, strehimit, turizmit dhe punësimit, në infrastrukturën e komunitetit. Sektorët e ndërlidhur të makroekonomisë dhe varfërisë, mbrojtja sociale dhe mbrojtja civile si dhe ulja e rrezikut nga katastrofat janë parë me kujdes.

Lexo edhe :  Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

“BE qëndroi pranë Shqipërisë që nga dita e parë pas tërmetit me dhembshuri dhe veprim. Ne jemi duke drejtuar Vlerësimin e Nevojave të Pas katastrofës, i cili do të jetë baza për konferencën e donatorëve udhëhequr nga BE, që do të zhvillohet në fillim të vitit 2020”, tha Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca.

“OKB përmes shumë agjencive të saj – veçanërisht UNDP, UNICEF dhe OBSH përfshirë dhe agjenci të specializuara si UNESCO, FAO dhe Organizata Botërore e Turizmit – po kontribuon në këtë vlerësim të shpejtë për të ndihmuar Shqipërinë të rimëkëmbet shpejt. Ndërtimi i kapaciteteve institucionale të Shqipërisë për të zvogëluar rrezikun dhe për të përmirësuar reagimin e ardhshëm ndaj katastrofave duhet të jetë një përparësi, “tha Koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams.

“Banka Botërore po punon ngushtë me qeverinë shqiptare, BE dhe OKB si pjesë e ekipit të PDNA”, tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “Banka Botërore ka përgatitur një vlerësim të shpejtë të situatës duke përdorur, me mbështetjen e BE, metodologjinë globale të shpejtë për vlerësimin e dëmeve nga katastrofa (GRADE) e cila siguron përllogaritjet fillestare të dëmeve ekonomike përgjatë sektorësh dhe shpërndarjen e tyre hapësinore dhe do të futet në PDNA. Ne presim që PDNA të prodhojë një sasi të dhënash dhe një analizë të dëmeve dhe të rekomandojë veprime për rimëkëmbjen”./Fjala/

Të fundit

‘Gjuetia’ ndaj emigrantëve, SHBA i kërkon autoriteteve 3 mijë arrestime në ditë

“Tremijë arrestime në ditë”. Është Stephen Miller, nënkryetar i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ideologu kryesor i politikave të...

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar fajësinë para një gjykate amerikane,...

BE dhe SHBA në prag të përçarjes tregtare/ Tarifat e Trump shkaktojnë krizë

Evropa po pret letrën e re të Donald Trump në lidhje me përditësimin e tarifave, ndërsa Brukseli po përgatitet të propozojë vendosjen e një...

BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe...

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga Thethi shpreh shqetësimet e thella për aksionin e...

Lajme të tjera

Web TV