Thaçi mandaton sot kryeministrin/ Albin Kurti s’ka votat për qeverinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet të mandatojë ditën e sotme Albin Kurtin si kryeministër për të formuar qeverinë e re. Edhe pse ky i fundit nuk i ka votat e duhura për të krijuar kabinetin e ri qeverisës.

Pas konstituimit të Parlamentit Thaçi  pritet t’i japë mandatin Albin Kurtit sot në orën 11:00. Megjithatë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re, pasi negociatat me LDK-në e Isa Mustafës dështuan për shkak të pretendimeve për postin e Presidentit, që ndau dy partitë.

Ndërkaq, pritet se çfarë do të ndodhë në vijim, nëse do të ketë tentativa të tjera nga Vetëvendosje për koalicion me LDK-në.

Isa Mustafa u shpreh dje se mund të votojë Albin Kurtin për kryeministër, ashtu sikur votoi kryetarin e Kuvendit nga Vetëvendosje dhe më pas partia e tij të dalë në opozitë.

Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë se po deklaron se LDK është e gatshme të heq dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV. LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne. Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka” deklaroi ai.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV