VIDEO-Plas në Malin e Zi/ Dhunë, gaz lotsjellës dhe arrestime deputetësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miratimi i ligjit për lirinë e fesë ka çuar në degjenerimin e situatës në parlamentin e Malit të Zi.

Seanca  është shoqëruar me protesta dhe dhunë.

Pas mesnatës seanca u ndërpre dhe në sallë hodh një lëndë e ngjashme me gazin lotsjellës.

Ligji kaloi vetëm me votat e qeverisë, ndërsa brenda dhe jashtë parlamentit pati protesta të dhunshme, raporton Al Jazeera për Ballkanin.

Pas incidentit, 22 persona u arrestuan – 18 deputetë të partisë Fronti Demokratik dhe katër të tjerë.

Kjo forcë politike paraqiti më shumë se 100 ndryshime në projektligj, por ato u kundërshtuan nga koalicioni qeverisës.

Më herët gjatë ditës së djeshme, qindra përkrahës të opozitës pro-serbe dolën në rrugët e Podgoricës për të protestuar kundër projektligjit.

Policia vendosi barriera metalike përgjatë rrugëve për të parandaluar protestuesit, përfshirë disa priftërinj, të cilët ishin përpara parlamentit, ku ligjvënësit po debatonin për projektligjin.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i heqë pronën, duke përfshirë dhjetëra manastire mesjetare dhe kisha.

Ligji për fenë/ Tension në Malin e Zi, deputeti serb kërcënon me luftë

Të fundit

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Lajme të tjera

Web TV