VIDEO/ Ronaldo i jep Xhokoviç leksione kërcimi

Ylli i Juventus Cristiano Ronaldo di sesi t’i mbajë fansat të angazhuar pas tij edhe nëse nuk ka ndeshje e ndodhet me pushime.

Ndonëse, jemi në periudhë festash e të gjithë janë duke shijuar pushimet, Ronaldo nuk i ndërpret stërvitjet për të qenë gjithmonë në formën e duhur. Së fundmi sulmuesi ka publikuar një video në “Instagram” ku shfaqet në palestër pranë tenistit serb Novak Xhokoviç.

Portugezi shfaqet duke i dhënë leksione kërcimi përpjet, që është edhe një nga pikat e tij më të forta, Xhokoviç-it. Sulmuesi dhe tenisti shfaqen duke u argëtuar në ambientet e palestrës teksa siç duket vazhdojnë edhe aktivizimin në stërvitje.

Kujtojmë që pak ditë më parë Juventus humbi ndeshjen e Superkupës së Italisë në ndeshjen kundër Lazios dhe se këto pushime ishin të nevojshme për portugezin, i cili e përjetoi shumë keq atë moment./Përgatiti: Fjala.al/

 

View this post on Instagram

 

Teaching @djokernole how to jump!!???? Was a pleasure to see you and train with you my friend!!

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on