Maqedonia e Veriut drejt formimit të qeverisë së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia është duke shkuar drejt formimit të qeverisë së re. Sot është paralajmëruar një takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Zaev pati theksuar gjatë ditëve të kaluara se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill. Ndërsa kërcënoi duke thënë se nuk do të japë dorëheqjen, nëse opozita nuk i zhbllokon ligjet nga të cilat varen rrogat, pensionet dhe investimet.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje doli me deklaratë se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për t’u miratuar të gjitha propozimet ligjore nga mbledhja e 123-të, të cilat janë të lidhura me zbatim prej 1 janarit.

Deputetët opozitarë deri pardje pasdite me fjalime të gjata dhe replika pothuajse e bllokuan këtë seancë.

Mbledhja e 123-të vazhdon sot, ndërsa në të duhet të sillen rreth 40 ligje të lidhura me afat, përkatësisht me zbatim prej 1 janarit, mes të cilave edhe nga sfera e financave, sociales dhe shëndetësisë. Pikat e tjera nga kjo mbledhje në rend dite do të shqyrtohen pas Vitit të Ri.

Të fundit

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV